LAJMI I FUNDIT:

Policia kufitare ndalon katër sirianë ilegalë dhe konfiskon mallra të kontrabanduara

Policia kufitare ndalon katër sirianë ilegalë dhe konfiskon mallra të kontrabanduara

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së sotme ka parandaluar një rast ‘kontrabanda me mallra’ dhe një rast ‘kontrabanda me emigrantë’.

Në rastin e parë, ‘kontrabanda me mallra’, policia bën të ditur se rreth orës 15:30, patrullat policore të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zhegër, kanë identifikuar një kamion i cili dyshohet se nga Maqedonia ishte futur në Kosovë në mënyrë ilegale.


“Në kamion kishte uji ‘zem-zem’ dhe mallra tjera të kontrabanduar. Kamioni drejtohej nga i dyshuari 29 vjeçar, mashkull kosovar. Kamioni me mall i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura doganore”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në rastin e dytë, ‘kontrabanda me emigrant’, policia thotë se rreth orës 15:55, në Han të Elezit ka ardhur kamioni më targa të Shqipërisë, me drejtues 37 vjeçarin shtetas i Shqipërisë, i cili vinte nga Turqia.

“Gjatë kontrollit në rimorkio të kamionit janë hasur katër shtetas meshkuj sirian. Dyshohet se sirianët në Turqi ka prerë një pjesë të mbulojës së rimorkios dhe janë futur aty. Rasti është duke u trajtuar nga drejtoria përkatëse e PK-së në koordinim me prokurorin kujdestar”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori