LAJMI I FUNDIT:

Joaquin zbulon se çfarë i tha mbreti i Spanjës teksa mori trofeun e Kupës së Mbretit

Joaquin zbulon se çfarë i tha mbreti i Spanjës teksa mori trofeun e Kupës së Mbretit

Real Betis fitoi Kupën e Mbretit të shtunën mbrëma, duke mposhtur Valencian 5-4 në penallti, pasi loja e rregullt u mbyll me barazim 1-1. Kapiteni i Betisit, Joaquin u bë lojtari më i vjetër që fitoi një trofe në Spanjë dhe për këtë e uroi edhe Mbreti i Spanjës.

Trofeu i Copa del Rey ishte i pari që Real Betis e fitoi që nga viti 2005, kur mundi Osasunën në Vicente Calderon në Kupë.


Atë sezon ata gjithashtu arritën të përfundojnë në vendin e katërt dhe të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, diçka që nuk e kanë arritur që atëherë. Joaquin, kapiteni veteran i Betisit, ishte pjesë e atij ekipi.

Dhe duke folur për Marca, 41-vjeçari foli për ndjenjat e trofeut dhe shumëçka tjetër, por vëmendja u ‘vodh’, pasi zbuloi gjithashtu se çfarë i tha mbreti i Spanjës kur mori trofeun.

“Më tha: “Urime, të gjithë e meritoni dhe ju edhe më shumë. Unë jam shumë i lumtur për ju. Shijoje me njerëzit e tu”, ka zbuluar fillimisht Joaquin për Marca.

“Isha krenar dhe i privilegjuar për praninë e tij dhe e di që ai ka rrënjë nga Betisi pasi gjyshja e tij ishte një mbështetëse e Betisit”.

“Por me nervat dhe emocionet harrova ta them”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori