LAJMI I FUNDIT:

Memli Krasniqi uron Pashkët: E ardhmja i takon mirësisë dhe dashurisë

Memli Krasniqi uron Pashkët: E ardhmja i takon mirësisë dhe dashurisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u ka ka uruar Pashkët besimtarëve katolikë e protestantë.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se si simbol i ringjalljes dhe i ngadhënjimit të së mirës mbi të keqen, Pashkët, mbi të gjitha, japin mësimin e fillimeve të reja dhe ndërtimit të një të ardhmeje më të ndritur për secilin.

“Së bashku, të shtyrë edhe nga rëndësia e kësaj dite, urojmë që mëshira e Zotit të gjejë të gjithë njerëzit, familjet, shoqëritë e kombet që janë duke kaluar nëpër sfidat e ditëve të sotme. E ardhmja i takon mirësisë dhe dashurisë. Pashkë të bardha e të begata për të gjithë!”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/