Juventus – Inter: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim për Derby d’Italia
Juventusi dhe Interi do të luajnë mes vete në ndeshjen derbi të zjarrtë të Italisë të vlefshëm për javën e 31-të të sezonit 2021/22 të Serie A.
Zonja e Vjetër është nikoqire e rivalëve të Nerazzurrëve në Derby d’Italian e dytë të sezonit aktual, takim i cili pritet të zhvillohet sot (e diel) me fillim nga ora 20:45.
Vendi: Allianz Stadium
Koha: 20:45
Lajme rreth ekipeve
Juventus
Denis Zakaria është plotësisht në formë dhe do të jetë partneri i Manuel Locatelli në mesfushë, ndërsa edhe Paulo Dybala ka të ngjarë të fillojë nga minuta e parë.
Bianconerët pritet t’i kenë katër mungesa për këtë ndeshje.
Inter
Marcelo Brozovic është në formë dhe gati për të ankoruar mesfushën e Interit në këtë ndeshje vendimtare në garën për titull.
Interi është pa mungesa, por Stefan de Vrij pritet ta nis nga banka, pasi ende nuk është rikuperuar 100 për qind.
Fakte
Ka pasur nën tri gola të shënuar në 16 nga 19 ndeshjet e fundit të Juventusit në Serie A.
Juventusi është i pamposhtur në 16 ndeshjet e fundit në Serie A.
Juventusi ka mbajtur portën e paprekur në gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit në shtëpi Serie A.
Juventusi ka fituar si në pjesën e parë ashtu edhe në fund të ndeshjes në gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.
Juventusi është i pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Interit në të gjitha garat.
Ka pasur nën tri gola të shënuar në katër ndeshjet e fundit jashtë fushe të Interit në Serie A.
Analizë
Paulo Dybala hapi rezultatin për Juventusin me një gol të mirë kundër Salernitana, por ai gol do të jetë një nga të fundit të tij për Bianconerët pasi ai tani me siguri do të largohet nga Torino këtë verë.
Ironikisht, Interi është një nga klubet kryesore të interesuara për nënshkrimin e “La Joya-s” në një transferim të lirë, por së pari ata duhet të fitojnë kundër Juventusit për të mbajtur gjallë shpresat e tyre për titull.
Një barazim është një rezultat i mundshëm duke pasur parasysh ndeshjet e tyre të mëparshme mes të dyja skuadrave në fillim të këtij sezoni, megjithëse kjo ka të ngjarë t’i përjashtonte të dy ekipet nga gara për Scudetto këtë vit.
Formacionet e mundshme
Juventus (4-2-3-1): Szczesny; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Locatelli, Zakaria; Cuadrado, Dybala, Morata; Vlahovic
Inter (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro Martinez, Dzeko
Parashikimi: Juventus 1-1 Inter
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Jude Bellingham zbulon arsyen emocionale që qëndron pas numrit që bartë në fanellën e Real Madridit
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'