Nën patronatin e presidentes, Vjosa Osmani – Sadriu dhe me moton “Ec me mua, çdo hap numërohet”, familjarë, shoqata dhe përfaqësues të institucioneve kanë marshuar në Ditën Botërore të Autizmit. Marshi ka filluar nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë deri në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërsa në fund u dhanë mesazhe mbështetëse për personat me autizëm.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu ka thënë që ky marsh ka për qellim ndërgjegjësimin e shoqërisë tonë.
“Ngjarje që është organizuar nën patronatin e institucionit që e drejtoj, me qëllimin që të ndërgjegjësojmë të gjithë shoqërinë tonë, se fëmijët, por edhe të rriturit me autizëm kanë nevojë për zërin tonë, mbështetjen tonë, kanë nevojë për mirëkuptimin tonë, por mbi të gjitha kanë nevojë qe ne ta kuptojmë edhe potencialin e tyre dhe t’i shohim si pasuri të shoqërisë tonë”, tha ajo.
Osmani tha që ka ende shumë punë për t’u bërë, por që do të bëjnë gjithçka në mënyrë që të plotësohen të gjitha kërkesat e familjarëve për t’ju siguruar jetë më të mirë të gjithë personave me autizëm.
“Fatkeqësisht akoma ka mbetur edhe shumë për t’u bërë, por jeni këtu me përfaqësuesit e të gjitha institucioneve, të Qeverisë, Komunës por edhe shumë qytetarë të tjerë, të cilët e kuptojnë se sa është e rëndësishme që të përqafohen vlerat e secilit dhe e kuptojnë shumë mirë që vetëm pse jemi të ndryshëm, nuk do të thotë që nuk duhet të jemi të barabartë.. Si institucione jemi të përkushtuar që të bëjmë gjithçka në mënyrë që të plotësohen të gjitha kërkesat”, vijoi presidentja.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka përmendur funksionalizimin e qendrës ndërsa paralajmëroi edhe minimaratonën e cila do të organizohet gjatë verës, si dedikim për personat autikë.
“Ne si kryeqytet, kemi marrë iniciativa të ndryshme për ta fuqizuar këtë komunitet. Një ndër to është edhe krijimin e ndërtesës e cila do të jetë gati në fund të prillit dhe jemi duke punuar me shoqata të ndryshme që ta funksionalizojmë… Sot ndoshta po e prezantoj dhe këtë minimaratonen, e cila do të organizohet me 3 korrik, ku kemi mundësi që gjithë së bashku të jemi pjesëmarrës, dhe në njëfarë mënyre të mbledhim të holla që t’i ndihmojmë në mënyrën sa më të mirë të mundur gjithë komunitetit me autizem, e po ashtu t’ju mundësojmë që ta kenë një përfaqësim të denjë, i gjithë komuniteti nëpërmjet strukturave që ne krijojmë… Ju ftoj që të filloni, të trajnoni prej sot deri me 3 korrik, që të gjithë së bashku të vrapojmë 5 km, për fëmijët tanë të veçantë, për komunitetin e veçante të autzimit”, tha ai.
Aktivistja e të drejtave për personat me autizëm, Shpresa Xhakli, ka thënë që i gjithë ky përkushtim është falë djalit saj me autizëm. Po ashtu përmendi edhe rastin e bashkëshortit saj që ka dhuruar fondin prej 150 mijë eurosh.
“Ky përkushtim dhe rrugëtim i imi personal është falë Arbenit tim, i cili është me autzëm 32 vjeçar, është përkushtimi i një nëne ndaj djalit që të vijë në Kosovë dhe të ofrojë aq sa unë kam mundësi fëmijëve të Kosovës… Rasti i bashkëshortit tim ka qenë se herën e fundit kur ishim në një mbrëmje për mbledhje fondesh për ndërtimin e qendrës, Rexhë Xhakli thirri në telefon dhe tha unë po dhuroj 150 mijë euro, u ndalem, ka qenë një moment qetësie, ku thash unë si shoqja e tij e kam ditë se e shitëm shtëpinë e gjyshes time dhe tha këto fonde po shkojnë për ndërtim”, tha ai .
Drejtori i Shoqatës së Autizimit, Cene Krasniqi, ka thënë që falë kësaj aktiviste e ka kuptuarës çfarë është autizimi, e po ashtu ka dhuruar një mirënjohje për Rexhë Xhaklin.
“Para 12 viteve nuk e kam ditë se çfarë është autizmi, djalin me autizëm por vet nuk e di, nuk e kam dëgjuar kurrë këtë fjalë. Ka ardhur Shpresa na ka mbledh prindërve, disa aktivistë dhe ka filluar punën… Jam shumë i bindur që sot nuk kishim qenë në këtë nivel të trajtimit, sikur mos të kishin qenë iniciativat permanente të Shpresës”, tha ai.
Ndryshe kjo ditë është vendosur nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2007, si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi
Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro
Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë ndërlidhur me fushatën zgjedhore në Kosovë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet