LAJMI I FUNDIT:

Nga Vokrri te Hasi, vëllezërit Muriqi dhe Rrahmani – IFFHS publikon ‘formacionin e ëndrrave’ të Kosovës

Nga Vokrri te Hasi, vëllezërit Muriqi dhe Rrahmani – IFFHS publikon ‘formacionin e ëndrrave’ të Kosovës

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka publikuar një formacion të ëndrrave të Përfaqësueses së Kosovës.

Kosova ka qenë vatër e talenteve ndër vite, ndërsa në të kaluarën shumë yje kanë bërë karrierë të klube të njohura evropiane.


Legjenda Fadil Vokrri, vëllezërit Fadil dhe Xhevdet Muriqi, Besnik Hasi, Kujtim Shala, Ardian Kozniku janë vetëm disa nga emrat që kanë bërë karrierë të madhe në të kaluarën.

Vokrri, Muriqi dhe disa të tjerë gjatë kohës të ‘Prishtina e artë’

Viteve të fundit, Dardanët janë përfaqësuar nga yje si Amir Rrahmani, Samir Ujkani, Milot Rashica dhe Arbër Zeneli.

Por, kush cilësohen si emrat më të mëdhenj të futbollit të Kosovës?

IFFHS ka publikuar një formacion të ëndrrave të Përfaqësueses së Kosovës, me lojtarë të gjeneratave të ndryshme, shkruan Telegrafi.

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit nuk ka lënë pa përfshirë emra të mëdhenj nga e kaluara, ndërsa nga aktualët vend zënë vetëm dy futbollistë.

Rrahmani dhe Ujkani (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Kapiteni Amir Rrahmani, i cili luan te Napoli dhe portieri Samir Ujkani te Empoli janë dy lojtarët aktual që zënë vend në ‘formacionin e ëndrrave’ të Kosovës të përpiluar nga IFFHS.

Në këtë formacion me renditje 4-4-2, nuk kanë si të mungojnë emra legjendash si ai i presidentit të ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrri, si dhe vëllezërve Fadil dhe Xhevdet Muriqi.

Nga legjendat e gjeneratave më të vjetra zënë vend edhe emra si Faton Domi, Kujtim Shala, Xhevat Prekazi dhe Ardian Kozniku.

Në këtë formacion dallohen edhe dy ish-lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë, por që janë të lindur dhe rritur në Kosovë, Besnik Hasi dhe Debatik Curri.

Formacioni i ëndrrave nga IFFHS

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori