Agim Hazrolli, kirurg me profesion, i shkolluar në Lublanë të Sllovenisë u kthye në Kosovë në kohën kur filloi lufta.
Agimi bashkë me stafin e tij, të cilin e mblodhi nga disa zona të Kosovës, improvizoi një spital në zona të luftimeve në anën e Malishevës e Drenicës dhe kreu mbi 500 operacione në mal.
“Erdha nga Sllovenia dhe takova në Likovc dr. Shpetim Robajn që ishte motori i mjekësisë. Po i them atij: “Më dërgo në spital”. Ai më tha: “Në spital jemi”. Aty ishte një odë si e gjithë shqiptarëve dhe aty ishte spitali”, rrëfen mjeku në emisionin Kosovë Show.
“Për rreth 13 muaj aktivitet unë kamë bërë rreth 500 ndërhyrje operative ose operacione. Ato kanë qenë ndërhyrje të lehta apo më të rënda, por më rëndësi ishin ndërhyrje”.
Ai thotë se kanë udhëtuar nga një vend në një tjetër me rreth 100 pacientë të palëvizshëm për të mos u zënë nga forcat serbe.
Hazrolli këputi-amputoi edhe gjymtyrë të ushtarëve të UÇK-së të cilit ishin plagosur në zona të luftimeve, shpesh herë ai këtë punë e bëri edhe pa narkozë.
“Më erdhi një ushtarë i plagosur në Pagarushë. Aty kishim kushte më të mira. E pamë se plumbi kishte depërtuar në këmbë por nuk kishte dalë. Pasi bëjmë një grafi, pasi aty kishim edhe grafi, e pamë se plumbi kishte mbetur në këmbë. Arritëm të ja nxjerrim plumbin dhe ushtari u stabilizua dhe nuk kishte më temperaturë. Për intervenim më të thellë nuk kishte mundësi. Naimin (ushtarin e UÇK-së) e dërgojnë në Divjakë pasi këmba kishte filluar t’i kalbet”.
“Më thirrën mua dhe e pashë se Naimi kishte humbur shumë peshë. Takimi ishte emocionues. Më tha: “Doktor jam në dorën tënde, më bëj çfarë të duash”. Narkozë nuk kishim në atë kohë. Instrumentet i sterilizoja në furrë të druve. Për rreth 10 minuta me një sharrë, ia amputova këmbën Naimit i cili po ashtu ishte i përgatitur psiqikisht për një gjë të tillë”, tregon tutje mjeku./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore