LAJMI I FUNDIT:

A po fle qeni në shtratin tuaj? A është kjo pozitive apo negative për pronarët dhe kafshët shtëpiake?

A po fle qeni në shtratin tuaj? A është kjo pozitive apo negative për pronarët dhe kafshët shtëpiake?

Hulumtimet e fundit tregojnë se ju dhe kafsha juaj përfitoni nga gjumi së bashku

Është shumë pozitive që kafshët të flenë me pronarët e tyre, sepse këto kafshë shtëpiake zakonisht kanë një nivel më të lartë besimi dhe një lidhje më të fortë me to, transmeton CNN, përcjell Telegrafi.

Është gjithashtu një shprehje e madhe besimi nga ana e tyre.


Përveç kësaj, qentë dhe macet që janë më të lidhur me pronarët e tyre kanë përfitime shtesë shëndetësore, duke përfshirë një rritje të neurotransmetuesve si oksitocina dhe dopamina dhe hormonet e humorit të mirë.

Fjetja me një kafshë shtëpiake ndihmon disa njerëz me probleme shëndetësore.

– Njerëzit që vuajnë nga depresioni ose ankthi mund të përfitojnë nga mbajtja e kafshës së tyre në shtrat, sepse kafsha shtëpiake është si një ‘jastëk i madh ose batanije e madhe’ kështu që kjo krijesë e rehatshme, e përkëdhelur, me gëzof mund të reduktojë ankthin, – shpjegon eksperti i gjumit Dr. Raj Dasgupta, asistent profesor i mjekësisë klinike në Shkollën Mjekësore Keck në Universitetin e Kalifornisë Jugore.

Nga ana tjetër, disa pronarë të kafshëve shtëpiake këshillohen që të mos flenë me to për shkak të “zgjimeve të shpeshta”, pra gjumit me ndërprerje. Kafshët mund të kthehen, të lehin dhe të ndërhyjnë me gjumin në mënyra të tjera, dhe të gjitha këto aktivitete mund të çojnë në fragmentim të gjumit, paralajmërojnë ekspertët.

Mund të shkaktojë gjithashtu probleme më të thella, sepse këto zgjime të shpeshta, ndërpresin gjumin e thellë dhe shkaktojnë lirimin e hormonit të stresit, kortizolit.

Për ata që nuk janë të sigurt se si do të ndikonte fjetja me kafshë shtëpiake në cilësinë e gjumit të tyre, ekspertët rekomandojnë të përpiqen të flenë me to për disa net me radhë. Dhe, ndërsa qentë zakonisht janë më të qetë gjatë natës, macet mund të jenë një problem më i madh sepse ato janë “kafshë nate” dhe lëvizin më shpesh. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Astrologji
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Tri truke për të zbardhur produktet PVC të zverdhura në shtëpi

Tri truke për të zbardhur produktet PVC të zverdhura në shtëpi

Bëje vet
Shikon në ëndërr sikur pret flokët? Zbulo kuptimin që ka edhe lidhjen me realitetin

Shikon në ëndërr sikur pret flokët? Zbulo kuptimin që ka edhe lidhjen me realitetin

Lifestyle
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

A e dini se...
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Kalo në kategori