LAJMI I FUNDIT:

FC 13 Qershori, klubi i parë nga Suhareka që do të garojë në futsallin e Kosovës

FC 13 Qershori, klubi i parë nga Suhareka që do të garojë në futsallin e Kosovës

FC 13 Qershori është klubi i parë nga Suhareka që do të fillojë garat në futsallin e Kosovës dhe këtë pritet ta bëjë që nga shtatori i vitit të ardhshëm.

Ky klub është themeluar më 7 dhjetor dhe nga sezoni radhës do të garojë në Ligën e Parë, me ambicie të mëdha për të arritur sa më lartë.


FC 13 Qershori ka gjetur përkrahje edhe nga Komuna e Suharekës, e cila do ta ndihmojë këtë klub.

Xhebrailat tani përveç Yllit dhe Ballkanit do të kenë mundësi që të bëjnë tifo edhe për FC 13 Qershorin në futsall.

Më poshtë keni njoftimin zyrtar nga klubi:


‘Përshëndetje Suharekë!

– Duke e ditur se në qytetin tonë të Suharekës, frymon sporti dhe njëkohësisht këtij qyteti i mungon Futsali (futbolli i vogël), sport ky shumë atraktiv, i cili është shumë i popullarizuar në Kosovë dhe kudo, atëherë kemi menduar që të themelojmë këtë klub duke ia shtuar hijeshinë edhe më shumë sportit suharekas.

-Është themeluar me 07.12.2021 në Suharekë, duke u bërë klubi i parë në histori të kësaj komune.

-Klubi ynë do të filloj garat zyrtare në Shtator te vitit 2022 ne Ligën e Parë.

-Vizioni ynë është që një ditë të marrim pjesë në gara Evropiane dhe ta bëjmë krenar qytetin tonë të bukur duke i sjellur trofe e bashkë me to edhe festë.

-Kërkojmë mbështetje morale nga të gjithë dashamirët e këtij sporti si dhe nga qytetarët tjerë të komunës sonë në veçanti nga tifo grupi ‘’Xhebrailat”dhe nga të gjitha klubet tjera të qytetit tonë.

Falënderojmë drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, që na pranoi në familjen sportive të Suharekës.

Urime Suharekë!

Me respekt:

FC 13 Qershori

Suharekë’, shkruhet në njoftim.


/Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori