Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim lirues ndaj të pandehurit B.A i cili dyshohej për dy grabitje të ndodhura më datë 26.07.2018.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga kjo Gjykatë.
“Gjykata për të pandehurin B.A, e ka liruar nga akuza meqenëse nuk është provuar se i njëjti i ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet”, thuhet në komunikatë.
Sipas njoftimit, “me datë 26.07.2018, rreth orës 23:20, në një lokal në Pejë, me armë dhe me përdorimin e kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, përvetëson pasurinë e luajtshme të personit të tillë, me qëllim që vetes t’i sjell dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që, i maskuar dhe i armatosur hyn në lokalin në fjalë dhe nën kërcënimin e armës duke shtënë njëherë në drejtim të dyshemesë, iu drejtohet punëtorëve të lokalit, dëshmitarëve RR.M dhe A.B, me fjalët “qitni lekët”, ashtu që dëshmitari RR.M, nxjerr nga arka paratë në vlerë prej 115 €, ia jep të pandehurit, i cili më pas i qetë largohet nga lokali”.
Me këto veprime i pandehuri kishte për të kryer vepër penale Grabitja nga neni 329 par. 3, lidhur par. 1 dhe nenin 81, të ish – KPRK-së.
Ndërkaq, “me datë 26.07.2018, rreth orës 23:30, në një market në Pejë, me armë dhe me përdorimin e kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, përvetëson pasurinë e luajtshme të personit të tillë, me qëllim që vetes t’i sjell dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që, i maskuar dhe i armatosur hyn në market dhe nën kërcënimin e armës, iu drejtohet punëtorëve të marketit, dëshmitarëve B.Z dhe A.SH, me fjalët “mos livritni, qitni lekët”.
Tutje thuhet se “dëshmitari B.Z, merr arkën me para, e hap dhe e vendos mbi banak, ku i pandehuri merr paratë në shumë prej 120 €, ndërkohë vëren edhe dëshmitarin V.U, i cili ishte konsumator dhe nga i njëjti po ashtu kërkon para, duke iu drejtuar me fjalët “çka po këqyr ti, qiti paret në tavolinë”, i njëjti deklaron se nuk ka para, veprim ky i cili bën që i pandehuri të shkrep njëherë me revole në drejtim të dyshemesë dhe vazhdimisht të kërkojë para nga dëshmitarët, ndërsa më pas i njëjti largohet nga marketi, por që ndiqet nga policia të cilët ishin lajmëruar nga qytetarët”.
“Me çka kishte për të kryer vepër penale Grabitja nga neni 329, par. 3 lidhur par. 1 dhe nenin 81, të ish – KPRK-së. Me datë 26.07.2018, rreth orës 23:30, me përdorimin e armës – pistoletës, shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që shkrep nga njëherë në drejtim të dyshemesë duke shkaktuar rrezik për të pranishmit – dëshmitarët e rastit, ndërsa pasi ndiqet nga zyrtarët policor, në ikje e sipër me të njëjtit shkëmben zjarr, duke rrezikuar kështu jetën e tyre, si dhe duke shkaktuar rrezik edhe për jetën e qytetarëve tjerë të pranishëm. Me çka kishte për të kryer vepër penale Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 365 par. 1 të ish – KPRK-së”, thuhet në komunikatë.
“Me parë e gjer me datë 26.07.2018, rreth orës 23:30, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armë, mban në pronësi armë, në atë mënyrë që, pas ngjarjes së ndodhur të përshkruar si në dispozitivët paraprakë, rreth 500 metra nga vendi i ngjarjes së bashku edhe me gjësende tjera, është gjetur edhe arma e përdorur nga i pandehuri, e cila është pistoletë, me tre fishekë në karikator dhe një në tytë. Me çka kishte për të kryer vepër penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par. 1 të ish – KPRK-së”, thuhet në komunikatë.
Gjykata për të pandehurin B.A, e ka liruar nga akuza meqenëse nuk është provuar se i njëjti i ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.
Të dëmtuarit A.B, V.U, RR.M, B.Z, H.A dhe S.K, kanë heq dorë nga e drejta e realizmit të kërkesës pasurore juridike.
Të pandehurit konform nenit 367 par.4 pika 1.1 lidhur me nenin 183 të KPPRK-së, i është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak.
Në kuptim të nenit 454 par.1 të KPPRK-së, shpenzimet procedurale bien në buxhet të gjykatës.
Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje