Fondacioni BONEVET (BONEVET) është një institucion edukativ jo-fitimprurës dhe jo formal që u themelua në vitin 2014 nga Fondacioni UNË E DU KOSOVËN nga Prishtina. BONEVET funksionon si një hapësirë për inovacion dhe krijimtari në katër qytete të ndryshme: Gjakovë, Prishtinë, Kaçanik dhe Kamenicë duke i stimuluar fëmijët e të gjitha moshave që të krijojnë, mësojnë, dhe studiojnë në një ambient që është miqësor dhe i fokusuar në zhvillimin e mendimit kritik, shkathtësive teknike dhe të buta.
Ky fondacion ka bërë kërkesë për ofertë me qëllim të kontraktimit të shërbimeve për transportin e nxënësve në grupe prej 8 vetash nga zona rurale në Prishtinë dhe Fushë Kosovë deri tek BONEVET dhe kthim. 24 grupe x 16 udhëtime për grup = 384 udhëtime brenda vitit.
Më poshtë i gjeni të dhënat në lidhje me këtë kërkesë për ofertë:
Përshkrimi i projektit
Fondacioni BONEVET Prishtinë do të implementojnë projektin “STEM Education for All”, i cili ka për qëllim mbajtjen e trajnimeve për fëmijë dhe të rinjë.
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).
Lloji i shërbimit
BONEVET kërkon të kontraktojë shërbimet e:
- Transportit të nxënësve në grupe prej minimum 8 vetash nga zona rurale në Prishtinë dhe Fushë Kosovë deri te BONEVET dhe rikthim.
- Realizimi i 384 udhëtimeve kthyese në grupe prej minimum 8 vetash përgjatë një viti.
Rolet dhe përgjegjësitë e kompanisë së kontraktuar
– Në koordinim me BONEVET, të kontraktohen shërbimet e transportit të cekura si më lartë;
– Kompania kontraktuese koordinon kalendarin kohor të transportit për aktivitete në bazë të kërkesave të BONEVET dhe nevojave të projektit;
– Të sigurohet që kontrollet teknike të mjeteve të transportit të bëhen para çdo udhëtimi me fëmijë;
– Kompania e kontraktuar dhe personat përgjegjës për kryerjen e shërbimeve të transportit duhet të marrin pjesë në trajnimin për Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve.
Automjetet e transportit duhet të kenë:
- Të ketë rripa të sigurisë për secilën ulëse në mjet të transportit;
- Kutinë e ndihmës së parë;
- Pajisjet e nevojshme rezervë;
- Pajisjet e përshtatshme për sezonin e dimrit dhe sezonet e tjera;
Pritshmëritë e shërbimit dhe përfundimi i afateve
Kohëzgjatja e kontratës
Kohëzgjatja e kësaj kontrate fillon më 1.12.2021 deri më 25.10.2022.
Procesi i aplikimit
Kompanitë që janë të interesuara për këtë shërbim duhet të i dorëzojnë dokumentet si në vijim:
- Një historik i shkurtë i kompanisë, duke përfshirë edhe informatat si më poshtë:
- Emri i plotë ligjor i kompanisë;
- Çertifikata e regjistrimit të biznesit;
- Emri i plotë i përfaqësuesit ligjor të kompanisë;
- Emri i plotë, emaili, dhe numri i telefonit të personit kontaktues;
- Buxhet i detajizuar, me dhe pa TVSH të përfshirë;
- Shembuj të punëve të mëparshme në shërbime të tilla, me dëshmi të të paktën 3
shërbimeve të ngjashme. - Emrat, email adresat, dhe numrat e telefonit të së paku një referencë të bashkëpunimi të mëparshëm dhe miratimi për t’i kontaktuar këto referenca
Dokumentet e përmendura më lartë duhet të dërgohen jo më larg se deri më 17.11.2021 në ora 23:59 përmes email adresave: rinafetahu@bonevet.org dhe arbana@bone.vet. Dokumentet të cilat dorëzohen pas kësaj date nuk do të merren parasysh.
Procesi i vlerësimit
*Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe