LAJMI I FUNDIT:

Kush fitoi e kush humbi në zgjedhje? Flasin analistët

Kush fitoi e kush humbi në zgjedhje? Flasin analistët

Sot në Kosovë ka përfunduar numërimi i votave të zgjedhjeve lokale.

Analistët në “Debat Plus” kanë bërë bilancin për fituesit dhe humbësit e këtyre zgjedhjeve.


Dardan Gashi thotë si fituesit e zgjedhjeve ishin partitë opozitare, derisa sipas tij humbëse është partia qeverisëse.

“Kanë fituar Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi. Ka humbur Albin Kurti. Matematika e humbjes për Kurtin bëhet duke krahasuar votën që e ka marrë partia e Kurtit para gjashtë muajve. Sot LDK e LVV janë baraz. PDK nuk është larg nga ta, derisa AAK është rikthyer te vota e saj tradicionale”.

Ndryshe mendon Ylli Hoxha i cili thotë se megjithatë LVV ka dalë e para në zgjedhje për nga numri i votave.

“Ne mund të bëjmë krahasime me zgjedhjet e kaluara dhe mund të nxjerrim interpretime sipas dëshirës. LVV është rritur për së paku 50% në çdo komunë krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2017”.

LVV-LDK balotazh në pesë komuna, LVV-PDK tri përballje – të gjitha garat më 14 nëntor
Lexo po ashtu LVV-LDK balotazh në pesë komuna, LVV-PDK tri përballje – të gjitha garat më 14 nëntor

Hoxha thotë se megjithatë për nga numri i komunave PDK është fituese pasi ka “hequr qafe” tri komuna të rëndësishme si Mitrovica, Ferizaj dhe Skenderaj.

“PDK padyshim del fituese e raundit të parë të zgjedhjeve”, deklaroi Hoxha.

Albert Krasniqi nga Demokracy Plus thotë se duhet pritur edhe raundi i dytë për të nxjerrë fituesit apo humbësit e mundshëm të zgjedhjeve.

“Partitë politike po manipulojnë me statistika dhe secila sipas dëshirës po nxjerr veten të parën. Nëse shohim numrin total të komunave, PDK ka dalë më mirë pasi ka rikthye komuna si Mitrovica dhe ka marrë një komunë si Hani Elezit ku nuk është parë favorite”.

Imer Mushkolaj thotë se fituesit dhe humbësit e zgjedhjeve duhet të shihen në bazë të dy parametrave.

Vetëvendosje nuk fiton asnjë komunë në raundin e parë, Kurti: Presim raundin e dytë në 12 komuna
Lexo po ashtu Vetëvendosje nuk fiton asnjë komunë në raundin e parë, Kurti: Presim raundin e dytë në 12 komuna

“Qëllimi i zgjedhjeve komunale është që të fitohen sa më shumë komuna. Nuk mund të shkohet në zgjedhje komunale e të thuhet se po e ngre votën nacionale. Deri më tani Kurti dhe LVV kanë pësuar debakël pasi nuk fituan asnjë komunë pa balotazh. Me 14 nëntor do të shohim sa komuna do të fitohen nga LVV dhe bëjmë analiza…Por njerëzit në zgjedhje lokale mund të votohen parti të ndryshme nga ato nacionale…Megjithatë ka rëndësi edhe kush e fiton kryeqytetin. Prishtina ka rëndësi shumë më të madhe se komunat tjera”.

Astrit Gashi thotë se trendet na tregojnë se rezultatet janë nën pritjet e LVV-së.

“Nëse krahasohet situata me vitin 2017 LVV del fituese. Por që nga ajo kohë janë zhvilluar edhe dy palë zgjedhje. Këto zgjedhje nuk mund të injorohen dhe duke marrë për bazë edhe këto LDK dhe PDK janë rritur”, deklaroi Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori