LAJMI I FUNDIT:

Kolona të gjata në kufi, bashkatdhetarët presin deri në shtatë orë në Merdar

Kolona të gjata në kufi, bashkatdhetarët presin deri në shtatë orë në Merdar

Bashkatdhetarët, të cilët kanë përfunduar pushimet në Kosovë, janë duke u përballur me pritje dhe kolona të gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (ora 18:39), kolonat më të gjata janë krijuar në pikë-kalimin kufitar në Merdar, ku qytetarët po presin deri në shtatë orë, për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike, transmeton Telegrafi.

Situatë po thuajse e ngjashme me Merdar është edhe në vendkalimin kufitar Jarinje, dalja nga Kosova përmes kësaj pike zgjatë rreth tri orë.


Kurse në pikën kufitare Dheu i Bardhë, qytetarët janë duke pritur deri në dy orë për të dalë nga Kosova, kurse kolonat janë deri në 3500 metra.

Gjendja në vendkalimet kufitare tjera të Kosovës është më e qetë, ku hyrja dhe dalja mund të bëhet nga 3 deri 30 minuta.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale për gjendjen në kufi duke klikuar KËTU. /Telegrafi/