LAJMI I FUNDIT:

Heqja e homologimit, pezullimi i vendimit për taksën prej 5 eurove për ‘tiketat ngjitëse’ dhe shkarkimi i Bordit të Autoritetit të Hekurudhave – ngjarjet kryesore të javës së kaluar në ekonomi

Heqja e homologimit, pezullimi i vendimit për taksën prej 5 eurove për ‘tiketat ngjitëse’ dhe shkarkimi i Bordit të Autoritetit të Hekurudhave – ngjarjet kryesore të javës së kaluar në ekonomi

Miratimi në lexim të dytë të Projektligjit që plotëson Ligjin për Automjete ku parashihet heqja e hologimit të automjeteve, pezullimi i vendimit nga Ministria e Infrastrukturës për taksën prej 5 eurove për “tiketat ngjitëse” për vetura dhe shkarkimi i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave (ARRH), ishin disa ngjarjet kryesore që e karakterizuan javën e kaluar në ekonomi.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për që plotëson Ligjin për Automjete, i cili heq homologimin si detyrim për të gjitha automjetet që importohen nga vendet e Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Norvegjia, shkruan Telegrafi.

Përkrahje këtij ndryshimi i dhanë 75 deputetë nga pozita dhe opozita, derisa u miratuan edhe dy amendamente nga komisioni funksional.


Në këtë Projektligj, lista e shteteve të përcaktuara në paragrafin 1.14. të këtij neni, mund të ndryshohet ose plotësohet me vendim të ministrit, varësisht nga ndryshimi i standardeve.

Në nenin 2 të këtij Projektligji parashihet heqja e plotë e nenit 27 të Ligjit për Automjete që parasheh procedurën e mjeteve të përmirësuara dhe të riparuara.

Miratohet Ligji për heqjen e homologimit për Automjete
Lexo po ashtu Miratohet Ligji për heqjen e homologimit për Automjete

Ndërsa në nenin e tretë thuhet se, “pronari i mjetit transportues është i obliguar të kërkojë që ndryshimet e bëra në mjetin e tij, e të cilat janë bërë me pëlqimin e tij, atëherë duhet të evidentohen pranë institucionit të autorizuar, në afat prej 30 ditësh nga dita e ndryshimit të bërë”.

Ministria e Infrastrukturës gjatë javës kishte vendosur që të pezulloj vendimin për tiketën prej 5 eurove për regjistrim të automjeteve.

Lajmin në Facebook e ka bërë të ditur vetë zëvendësministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Sot kam marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje. Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik kam gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën”, kishte njoftuar Durmishi, përcjell Telegrafi.

Ai ka theksuar se, “unë jam bazuar në dy dokumente të rëndësishme para se të nënshkruaja marrëveshjen e ato janë: raporti i auditorit të brendshëm të ministrisë dhe opinioni i zyrës ligjore të Kryeministrisë i datës 20.01.2020, i harmonizuar me zyrat ligjore të MI, MAP dhe MD”.

Durmishi kishte shprehur se vendimin përfundimtar do ta marrin pas rishikimit të funksionimit të sistemeve dhe standardeve të kontrolleve të brendshme të ministrisë.

Ministria e Infrastrukturës dhe kompania “Auto Control Kosova” kishin nënshkruar marrëveshje për ofrimin e tiketës ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve.

Pezullohet vendimi për taksën prej 5 eurove për automjetet
Lexo po ashtu Pezullohet vendimi për taksën prej 5 eurove për automjetet

Ndryshe ditë më parë, Partia Socialdemokrate dorëzoi kallëzim penal kundër zëvendësministrit Durmishi për keqpërdorim të pozitës zyrtare për nënshkrimin e kësaj marrëveshjes që ata thonin se është e dëmshme.

Po ashtu, Ministria e Infrastrukturës kishte njoftuar se ka zbritur çmimin e paraqitjes së provimit për patentë shofer.

Vlera aktuale për pagesë është 10 euro nga 20 euro që ishte deri më tani.

“Sot, me datë 22.07.2021, zëvendësministri Hysen Durmishi morri vendim për zbritjen e çmimit të paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer prej 20 euro në 10 euro, përkitazi qytetarët do të paguajnë 10 euro më pak se sa paguanin në të kaluarën. Në përputhje me nenin 74 të Ligjit për Patentë-Shofer, dhe shtojcës 1 pika 10 të Rregullores (QRK) nr.02/2021 për fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, u nxjerr vendimi i ri, i cili përcakton çmimet e paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer nga pjesa teorike dhe praktike për secilën kategori”, thuhej në njoftim.

Zbritet çmimi i provimit për patentë shofer
Lexo po ashtu Zbritet çmimi i provimit për patentë shofer

Me 62 vota për, asnjë kundër dhe abstenim, deputetët e Kuvendit kanë shkarkuar Bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Në votimin në të cilin morën pjesë vetëm deputetët e pozitës u shkarkua Arsim Berisha, kryesues i Bordit të ARRH-së dhe anëtarët Gëzim Qerimi, Shkumbin Hyseni dhe Elmi Ahmeti.

Votimi për shkarkimin e këtij Bordi kishte dështuar më herët, gjë që ishte kundërshtuar nga opozita.

Kuvendi shkarkon Bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave
Lexo po ashtu Kuvendi shkarkon Bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

Gjatë kësaj jave, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kishte marr vendim që të pezulloj nga puna nëntë zyrtarë që lidhen me rastin “Subvencionet”.

Lajmin për Telegrafin kishte konfirmuar vetë ministri pa dhënë detaje shtesë.

Pesë prej tyre janë nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, dy nga MBPZHR dhe dy prej tyre nuk iu është vazhduar kontrata sepse kanë qenë të angazhuar me një projekt.

Ndryshe, Prokuroria e Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka arrestuar dhjetëra zyrtarë nën dyshimin për abuzime me subvencione në AHZB.

Rasti 'Subvencioni', Ministria e Bujqësisë pezullon 9 zyrtarë nga puna
Lexo po ashtu Rasti 'Subvencioni', Ministria e Bujqësisë pezullon 9 zyrtarë nga puna

Arrestimi i tyre është bërë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, mashtrim në detyrë dhe marrje ryshfeti.

Arrestimet e para kishin ndodhur në muajin shkurt, ndërsa para disa dite kishin ndodhur arrestimet tjera.

Për sa i përket lajmeve ndërkombëtare, ishte “zhdukja” e 100 miliardë dollarëve nga tregu i kriptovalutave, duke bërë kështu që Bitcoin të bie në nivelin më të ulët që nga 22 qershori.

Rënia e kësaj kriptovalute erdhi pas një shitje të madhe në tregjet botërore të aksioneve.

Që nga niveli i lartë i historisë së Bitcoinit, gati 65 mijë dollarë në mes të prillit, çmimi i saj ka rënë mbi 50 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro

Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro

Ekonomi
PostCHAT ju pret!

PostCHAT ju pret!

Ekonomi
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!

Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!

Ekonomi
Kalo në kategori