LAJMI I FUNDIT:

Autostrada e misterit në Meksikë, rruga ku njerëzit kalojnë dhe zhduken!

Autostrada e misterit në Meksikë, rruga ku njerëzit kalojnë dhe zhduken!

Të paktën 50 vetë, përfshirë një nënë nga Teksasi me dy fëmijët e saj dhe tre qytetarë të tjerë amerikane rezultojnë të zhdukur që prej udhëtimit të tyre në atë që mediet e huaja kanë nisur ta quajnë “Autostrada e vdekjes” në Meksikë.

Këto 6 muajt e fundit, ritmi i të zhdukurve në rrugën mes qendrës industrial Monterrey dhe qytetit kufitar Nuevo Laredo është shtuar ndjeshëm, duke mbjellë shqetësim dhe frikë. Familjarët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, ndërsa autoritetet lokale vetëm tani vonë njoftuan një program të përbashkët për zgjidhjen e këtij ngërçi të madh.


6 burra janë rishfaqur pas zhdukjes dhe thonë se persona të armatosur i detyruan të ndalojnë në autostradë, i rrahën e i vodhën makinat. Nuk dihet sakaq se çfarë ka ndodhur me dhjetëra persona të tjerë, nëse kane pasur apo jo edhe ata fatin e keq te përballen me të njëjtin grup. Qyteti i Nuevo Laredos dominohet nga anëtaret e mbetur prej kartelit të vjetër Zetas, të cilët janë të famshëm për dhunën e tyre.

Në total gjysma e të zhdukurve, besohet të jenë qytetare apo rezidentë amerikanë. Shqetësimet kryesore rrethojnë 39-vjeçare nga Teksasi, Gladys Perez Sanchez, dhe dy fëmijët e saj John Carlos Gonzalez, 16 vjeç dhe Michelle Christina Duran, 9 vjeçe, të cilët janë parë për herë të fundit në 13 qershor pasi kishin vizituar të afërmit e tyre në Sabinas Hidalgo në Nuevo Leon. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Urdhrat për evakuim në Rafah janë

Urdhrat për evakuim në Rafah janë "çnjerëzore", thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Botë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Kalo në kategori