LAJMI I FUNDIT:

Voton Lulzim Basha, bën thirrje për pjesëmarrje masive në votime

Voton Lulzim Basha, bën thirrje për pjesëmarrje masive në votime

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha votoi në qendrën e votimit në Kopshtin numër 13.

Në deklaratën për medie, Basha u shpreh se dita e sotme ishte një ditë e historike për vendin.

“Është dita kur të gjithë shqiptarët kanë fuqinë në duart e tyre”, tha kryedemokrati teksa theksoi se sot duhet votuar masivisht për kombin, familjen dhe fëmijët.


Basha bëri thirrje që të gjithë të dalin të ushtrojnë të drejtën e votës në mënyrë që në Shqipëri të vijë ndryshimi dhe demokracia e vërtetë. /Euronews.al/