LAJMI I FUNDIT:

Neymar dëshiron të jetë lojtar profesionist i pokerit kur të tërhiqet nga futbolli

Neymar dëshiron të jetë lojtar profesionist i pokerit kur të tërhiqet nga futbolli
Neymar-High Roller

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar ka shprehur dëshirën e tij për t’u bërë një lojtar profesionist i pokerit kur të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

29-vjeçari filloi të luante poker gjatë Kupës së Botës 2014 dhe që atëherë ka zhvilluar një pasion të madh për lojën.


Neymar ka thënë se ai luajti me Gerard Pique gjatë kohës së tij në Barcelona dhe tani ka Keylor Navas dhe Leandro Paredes mes rivalëve të tij të pokerit në PSG.

Kur u pyet nga CNEWS nëse qëllimi i tij është të jetë një lojtar profesionist pokeri kur të tërhiqej nga futbolli, Neymar pohoi këtë gjë.

Neymar dhe Pique duke luajtur së bashku poker

“Është e vërtetë, është e vërtetë. Është një nga gjërat që unë dua të bëj më shumë”, ka thënë fillimisht Neymar për CNEWS.

“Ndihem shumë rehat dhe mendoj që pasi të luaj futboll do të jem në gjendje të bëj turne, të udhëtoj për të luajtur turne në të cilat gjithmonë kam dashur të marr pjesë dhe nuk mund t’i bëja për shkak të agjendës dhe karrierës time”.

“Kështu që kur të përfundoj karrierën time të futbollit, kjo është një nga gjërat që unë do të bëj, të udhëtoj për të luajtur këto lloj turneu të pokerit”.

Neymar ka deklaruar disa herë pasionin për pokerin

“Midis ngjashmërive midis pokerit dhe futbollit, mendoj se fokusi është një prej tyre. Mënyra se si e lexoni kundërshtarin tuaj dhe lojën është gjithashtu shumë e rëndësishme”.

“Unë mendoj se një nga gjërat më të rëndësishme në futboll, dhe ajo që unë bëj në fushë është të lexoj ndeshjen, të lexoj kundërshtarin, dhe të shohse ku mund të sulmojnë, ku mund të lëvizi për të krijuar një shans për ekipin”.

“Dhe në poker është e njëjta gjë, ju duhet të lexoni lojën, të lexoni kundërshtarët tuaj dhe të dini kohën e duhur për të sulmuar kundërshtarin tuaj”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori