Asistentja ekzekutive e Steve Jobs, Naz Beheshti ka publikuar një libër të quajtur “Pause. Breathe. Choose.: Become the CEO of Your Well-Being”
Në një intervistë për CNBC ajo shpjegoi se si puna me bashkëthemeluesin e Apple e frymëzoi në jetën e saj, si një trajnere e mirëqenies, folëse dhe autore. Ajo gjithashtu sqaroi disa keqkuptime për Jobs.
“Ka pasur një keqkuptim të madh për të, është thënë se ai ishte një person i varur nga puna dhe se ai ishte me të vërtetë i vështirë për të punuar. Po, në disa raste ai ishte,” -shprehet Beheshti.
Por, në mes të të qenit një shef i ashpër, Beheshti thotë se Jobs, i cili vdiq në vitin 2011, i jepte shumë përparësi mirëqenies së tij, çka i dha atij “energji, qartësi dhe vizion për suksesin e tij dhe për të ndërtuar Apple”.
Beheshti thotë jo vetëm që Jobs ushqehej vërtet shëndetshëm, por ai gjithashtu meditonte çdo ditë dhe bënte aktivitet të rregullt fizik.
“Unë shpejt zbulova si e kalonte kohën e lirë Steve Jobs dhe si kjo gjë ishte një nga çelësat e suksesit të tij si një novator i shkëlqyeshëm. Kurdo që dikush kërkonte Steve-n, ose sa herë që nuk mund ta kontaktoje në telefon, kishte vetëm një vend ku mund ta gjeje gjithmonë: Në zyrën e Jony Ive, ish-shefi i dizajnit të Apple,”-shkruan Beheshti.
“Ne mund të lodheshim duke u përpjekur të lidheshim me të, duke u përpjekur ta kishim në takime. Në një moment, do të na duhej të telefononim në zyrën e Jony-t dhe të kërkonim ndihmën e tij për ta tërhequr Steve-n nga koha e tij e lirë. Koha e tij me Jony-n i dha hapësirë dhe mundësi për të qeshur, imagjinuar, krijuar dhe pasur një ndjenjë të përtërirë të lirisë.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve
Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative
Shenja që mban titullin e gruas më të mirë
Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe