Të shtunën në mëngjes në qytetin e Kukësit ka nisur vaksinimi i 208 mjekëve dhe infermierëve nga Kosova.
Kryetari i Federatës të Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, Blerim Syla, deklaroi se me këtë kontigjent përmbyllim vaksinimin e 500 mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë të Kosovës, ndërsa ka falënderuar qeverinë dhe punonjësit shëndetësorë të Kukësit për organizimin dhe zhvillimin normal të proçesit të vaksinimit që sipas tij deri më tani ka vijuar normalisht, ndërsa bluzat e bardha që u vaksinuan javën e kaluar nuk janë ankuar për efekte anësore të vaksines AstraZeneca që morën në Kukës.
I pyetur se a do të realizohet premtimi i kryeministrit Rama për vaksinimin e 11 mjekëve të Kosovës në një kohë kur Kosova pret ardhjen e dozave të para të Covax, Syla tha se “shpresoj që 2 ministri të bashkëpunojnë dhe se çdo mendje e shëndoshë duhet t’i shfrytëzojë këto vaksina pasi Kosova ka nevojë për 11 mijëvaksinat e premtuara nga Rama, shkruan A2.
Edhe këtë radhe ashtu si javën e kaluar vaksinimi i mjekëve u bë në mënyre të organizuar, ndërsa bluzat e bardha që u vaksinuan u shprehën se vaksinimi ka shkuar normal dhe nga bisedat me kolegët qe u vaksinuan javën e kaluar nuk kanë mësuar se kanë patur efekte anësore. Ata shprehen se po erdhi vaksina në Kosovë ne do vijmë, do vaksinohemi përsëri në Kukës për dozën e dytë.
Javën e kaluar sipas njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në Kukës janë vaksinuar 292 mjekë dhe punonjës shëndetësorë të vijës së parë në parandalimin e pandemisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Nënsekretarja amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
Përleshje fizike mes babës dhe djalit në Prishtinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare