LAJMI I FUNDIT:

Doktorët shpëtojnë beben 10-muajshe, rrota e makinës lodër iu ngul në kafkë

Doktorët shpëtojnë beben 10-muajshe, rrota e makinës lodër iu ngul në kafkë

Doktorët kanë arritur të shpëtojnë një bebe vajzë 10-muajshe pas një aksidenti horror ku boshti i rrotës së lodrës së saj iu ngul në kafkë, disa milimetra larg trurit.

Në grafitë me rreze X shihej sesi metali kishte depërtuar në kafkën e vogëlushes dhe doktorët fillimisht besonin se kishte shpuar trurin e saj.


Prindërit e të voglës thanë se aksidentalisht kishte rënë mbi objektin duke luajtur në shtëpinë e saj në Moskë.

Doktorët e spitalit të fëmijëve Speransky, zbuluan më tej se sipërfaqja e trurit të saj nuk ishte dëmtuar dhe vijuan të heqin objektin duke përdorur një “instrument special “.

Kirurgu Ruslan Molotov tha: “Ne duhet të siguroheshim që asnjë pjesë e objektit të mos mbetej në brendësi dhe në zonën e dëmtuar”. Ai shtoi se fëmija nuk do të ketë dëme të përhershme nga incidenti.

Disa javë më parë një fëmijë i vogël në Britani kishte gëlltitur 14 magnetë të vegjël duke menduar se ishin ëmbëlsira. 22-muajshja Becca Mccarthy, kishte gëlltitur topat shumëngjyrësh, kur mamaja e saj Sam nuk e kishte mendjen. Lodra thuajse vrasëse ishte blerë në faqet e shitjeve në internet dhe një studim i fundit ka zbuluar se 60 perqind e lodrave të shitura në dyqanet online mund të vrasin ose të plagosin rëndë fëmijët e vegjël.

Mes produkteve më të rrezikshme përfshihen bateritë që mund të djegin të brendshmet e fëmijëve, si dhe lodrat me korda të gjata që mund të mbysin fëmijët për vdekje, prandaj kujdes i veçantë duhet të tregohet nga prindërit për objektet me të cilat mund të bien në kontakt të vegjëlit e tyre. /tch/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori