LAJMI I FUNDIT:

Kosnett: SHBA-ja nuk do të detyrojë Kosovën të pranojë një marrëveshje që nuk janë të gatshëm për ta pranuar

Kosnett: SHBA-ja nuk do të detyrojë Kosovën të pranojë një marrëveshje që nuk janë të gatshëm për ta pranuar

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka folur rreth marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se as demokratët e as republikanët nuk do përpiqen të detyrojnë popullin e Kosovës të pranojnë një marrëveshje që nuk janë të gatshëm ta pranojnë.

Kosnett deklaron se shkëmbimi i territoreve ka dështuar që nga fillimi sepse në Kosovë nuk e donin atë.


“Nuk dëshiroj të shpenzoj shumë kohë tani duke menduar për të kaluarën, duke folur për të kaluarën. Do të ketë mundësi tjera për këtë. Por, një gjë që mendoj se është e rëndësishme dhe që mendoj ka qenë e pandryshueshme gjatë administratave amerikane, të udhëhequra nga demokratët apo republikanët, është se nuk do të përpiqemi të detyrojmë popullin e Kosovës për ta pranuar një marrëveshje, të cilën nuk janë të gatshëm ta pranojnë. Përkitazi me shkëmbimin e territorit, e kuptoj shumë mirë përse ka pasur shumë lodhje për të.

Gjatë disa viteve të fundit, vazhdimisht e kemi thënë se në Kosovë nuk ka fare dëshirë për shkëmbim të territorit, pra është e dështuar prej fillimit. Më së shumti që kushdo në administratën paraprake kanë thënë është se nëse populli i Kosovës dhe Serbisë arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse që përfshin elemente të ndryshimit të kufirit apo rregullimit të kufirit, atëherë ne nuk do ta refuzonim atë pa e shqyrtuar fare. E kjo dallon shumë nga thënia se po nxitim për shkëmbim të territorit.

E dini, njerëzit më kanë pyetur për këtë gjatë dy viteve të fundit dhe përgjigjja ime është mjaft e pandryshueshme: populli i Kosovës nuk është i interesuar në shkëmbim të territorit prandaj nuk ma merr mendja që kjo do të kalojë“, deklaroi Kosnett në Kanal10.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori