Nga të dhënat e fundit, qyteti i Moskës numëron rreth 12 milionë banorë, mirëpo, karakteristikë kryesore e kryeqytetit rus është niveli shumë i lartë i kriminalitetit.
Sipas statistikave zyrtare, vetëm në Moskë ndodhin rreth 300 mijë krime në vit, kryesisht vrasje, vendosje të eksplozivëve dhe aktivitete të cilat lidhen me trafikimin dhe shitjen e narkotikëve.
Televizioni shtetëror rus RT, duke dashur që ta paraqesë “përkushtimin” e forcave të rendit, në fakt tregon kriminalitetin e rusëve dhe gjendjen e rëndë ekonomike, përkatësisht mundësitë e pasurimit të shpejtë përmes krimit.
Kriminelët në Rusi, kanë gjetur mënyra të reja për të zhvilluar lirshëm aktivitetin.
Në një intervistë të dhënë nga kolonel Evgeny Borodikhin, e i cili është zëvendësshef i Drejtorisë Kundër Narkotikëve në Moskë, ndër të tjerat thuhet se, “kriminelët kanë hapur rreth dy mijë dyqane online të cilat shesin lëndë narkotike përmes porosisë online”.
Përfitimet për kriminelët llogariten rreth 150 milionë euro në vit vetëm në Moskë. I tërë krimi i organizuar në Rusi sipas tij, ka kaluar në trafikim të narkotikëve për shkak se është biznes shumë fitimprurës dhe kërkesa për drogë në Rusi është shumë e madhe.
“Mendoj se i tërë krimi i organizuar në Rusi është i koncentruar në trafikimin e narkotikëve. Të gjitha paratë vijnë nga aty”, tha Borodikhin.
Ai ka shprehur shqetësimet se, veçanërisht qyteti i Moskës ka një botë të tërë të nëndheshme e cila lulëzon në mes të bizneseve legale.
“Në barnatore dhe farmaci, ka shitje legale, por është edhe një ekonomi e tërë e nëntokës”, ka thënë ai.
Të gjitha barnatoret, në Moskë sipas tij, e kanë një linjë të veçantë në të cilën shiten substanca narkotike të ndaluara. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025