LAJMI I FUNDIT:

PDK: Qeveria dështoi të menaxhojë pandeminë në shkolla dhe mësimin online

PDK: Qeveria dështoi të menaxhojë pandeminë në shkolla dhe mësimin online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka thënë sot në një konferencë për media se Qeveria e Kosovës ka dështuar të menaxhojë pandeminë në shkollat e Kosovës duke mos ofruar masa mbrojtëse ndaj Covid-19, ku si pasojë, shumë shkolla u mbyllën e shumë nxënës e mësimdhënës u infektuan me virus.

Ai tha se shumë shkolla në mbarë vendin u lan nga qeveria pa dezinfektues dhe nuk u bë dezinfektimi i hapësirave shkollore.

Deputeti Hoxha po ashtu theksoi faktin se qeveria aktuale e Avdullah Hotit, njësoj si qeveria e Albin Kurtit po dështon në ofrimin e mësimit online, ku nxënësit kosovarë po humbin komplet një vit shkollor duke shikuar vetëm ligjërata të përsëritura në televizion.


Ai tha se përveç dështimit të plotë në organizimin e mësimit në pandemi, qeveria aktuale po i politizon tërësisht bordet e Universiteteve dhe për këtë paralajmëroi thirrjen e ministrit të Arsimit në përgjegjësi parlamentare.

“PDK është shumë të shqetësuar me papërgjegjësinë e kësaj qeverie rreth mos zbatimit të masave mbrojtëse kundër Covid-19 në institucionet edukative-arsimore”, tha deputeti Hoxha, përcjell Telegrafi.

“Sot shkollat në Kosovë nuk janë të furnizuara me dezinfektues, nuk bëhet dezinfektim i rregullt i hapësirave publike në shkolla, nuk dërgohen fare ekipet mjekësore të cilat duhet të përkujdesen për shëndetin e nxënësve, mësimdhënësve, stafit teknik dhe administrativë, si rezultat i këtij moskujdesi virusi po përhapet me shpejtësi të madhe në shumë shkolla anë e kënd Kosovës”.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës edhe pse bëri ri-shikimin e buxhetit në kohë pandemie, nuk parashikoi mjete financiare shtesë me të cilat do të mund ta rriste nivelin e respektimit të masave mbrojtëse në shkolla.

“Qeveria e mëhershme e Albin Kurtit në kohen e pandemisë la pa inkuadruar në mësim online rreth 32,000 nxënës në Kosovë apo rreth 11% të numrit të përgjithshëm të nxënësve, kryesisht fëmijë të familjeve nën asistencë sociale, dhe fëmijë me nevoja te veçanta”.

Hoxha tha se dështim i njëjtë po ndodh edhe me qeverinë Hoti, “e cila u mundua të kamufloj një strategji të organizimit të mësimit në kohë pandemie përmes tri skenarëve A, B dhe C. Një qeveri që del me tre skenarë, tregon që nuk e ka as edhe një të vetëm”.

“Edhe gjatë aplikimit të skenarit C, pra ndjekjen e mësimit online përmes RTK-së, në shumë shkolla nuk u aplikua fare mësimi online përmes platformave digjitale si zoom, google meet apo edhe platforma të tjera”.

“Po japim vetëm një shembull konkret ku vetëm në Shkollën “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë” kanë mbetur pa mësim, rreth 3400 nxënës, në këtë shkollë për 14 ditë nuk është organizuar fare mësimi, në bazë të një kalkulimi të thjeshtë del që rreth 5200 orë janë të humbura në mungesë të ofrimit të mësimit online”, tha ai.

Hoxha tha se “ky rast, dhe shumë raste të tilla nëpër Kosovë, janë shqetësuese për të gjithë ne”.

Më tej ai tha se Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga qeveria Hoti që të organizoj vizita të rregullta të psikologeve në shkolla në mënyrë që të kemi një kujdes të shtuar për shëndetin mendor të nxënësve sidomos në këtë kohë pandemie.

“Përveç dështimeve të shumta të kësaj qeverie në arsimin fillor dhe të mesëm në kushte pandemie, kjo qeveri po e dëmton edhe më shumë arsimin e lartë përmes ndërhyrjeve politike. Është për të ardhur keq se si kjo qeveri po i politizon universitetet publike duke emëruar në bordet e tyre militant politikë të cilët nuk kanë përgatitje akademike dhe profesionale për t’i menaxhuar universitetet. Në Bordin e Universitetit Haxhi Zeka në Pejë u emërua shefi i grupit të Këshilltarëve të AAK-së dhe motra e një deputeti të kësaj partie.

Sipas tij, ngjashëm veproi edhe ish-Minitrja Hykmete Bajrami kur e shkarkoi bordin e UP-së dhe pastaj në këtë Bord emëroi persona të cilët punojnë në kolegje private.

“Kjo qeveri është duke ndërhyrë në mënyrë flagrante edhe në agjencitë e pavarura. Rasti i fundit i një ndërhyrje skandaloze është vendimi i Ministrit të Arsimit për rritjen e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë. Ne jemi për rritjen e studentëve të mjekësisë, por jo duke ndërhyr jashtëligjshëm në agjencitë e pavarura”, ka thënë ndër të tjera deputeti Hoxha.

Ai tha se PDK, qysh nga java e ardhshme do të ndërmarrin veprimet e duhura duke ftuar në përgjegjesi Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, për të gjitha veprimet dhe mos veprimet e tij, pasojat e të cilave veçse po shihen çdo ditë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori