LAJMI I FUNDIT:

Sesion virtual i drejtpërdrejtë: Promovimi i franchising (franshizimit) si model biznesi në Kosovë

Sesion virtual i drejtpërdrejtë: Promovimi i franchising (franshizimit) si model biznesi në Kosovë

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), me mbështetje nga USAID/Programi i Qeverisjes Ekonomike në Kosovë, po organizon një sesion të drejtpërdrejtë virtual për të promovuar franshizimin (franchising) si një model biznesi në Kosovë dhe për të inkurajuar ndërmarrësit ekzistues dhe ata të ardhshëm që të konsiderojnë shfrytëzimin e këtij modeli.

Franshizimi (Franchising) ka ndikime të dukshme ekonomike, duke përfshirë prodhimin dhe krijimin e vendeve të punës, rritjen e bazës tatimore, modernizimin ekonomik, përshtatjet në bilancin e pagesave, zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, zhvillimin e ndërmarrësisë dhe ndihmën në zhvillimin e fuqisë punëtore.


Për këtë sesion virtual, janë ftuar përfaqësues të dhënësve të franshizës (franchisors) ekzistues dhe marrësve të franshizës (franchisees) në Kosovë, përfshirë Burger King, KFC, SushiCo, Green and Protein dhe Ciao Berto, një prodhues vendas i orendive, i interesuar të bëhet dhënës i franshizës.

Qëllim i panelit është të informojë publikun e gjerë, duke përfshirë sektorin privat, OJQ-të, Mediat dhe palët e tjera të interesuara rreth franshizimit dhe potencialit për zhvillimin e mëtejmë të këtij modeli të biznesit në Kosovë.

Sesioni virtual është caktuar për të enjten, më 12 nëntor 2020, duke filluar nga ora 10:00. Sesioni pritet të zgjasë për një maksimum prej 2 orësh.

Mund të ndiqet përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në faqet vijuese në Facebook:

Telegrafi: https://www.facebook.com/telegraficom
AmCham: https://www.facebook.com/AmChamKosovo
EkonomiaOnline: https://www.facebook.com/EkonomiaOnline  

Pas transmetimit të drejtpërdrejtë, videoja e përhershme e këtij sesioni virtual do të postohet në faqen e OEAK në Facebook.

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë që të merrni pjesë në këtë sesion virtual dhe të mësoni më shumë rreth franshizimit dhe mundësive për zhvillimin e mëtejmë të këtij modeli të biznesit në Kosovë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro

Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Kalo në kategori