“Abdullah, Hamza, Omar, Muhamed.” Këta janë pak a shumë emrat që kanë disa djem të rinj sirianë, palestinezë apo libianë, që kam marrë në makinë kur i kam gjetur në rrugë duke ecur në këmbë, apo kur jam ndalur t’u blej ndopak ushqim.
Të fundit ishin sot. Nga dalja e Rrëshenit i çova deri në Reps. Ata do të vazhdonin për Kukës e unë kisha punë të tjera. Disa flasin anglisht, ndonjë tjetër italisht e të gjithë, kur i pyet se ku po shkojnë, thonë të njëjtën gjë: “Shqipëri, Kosova, Serbia, Hungaria, Austria e Italia. Mali Zi, Bosnja e Kroacia më vështirë”.
Kur i sheh ashtu duke ecur në këmbë në vapë apo në shi kujton historitë e Agronit, Agimit, Benit, Fredit, Tanit nga Shqipëria rrugëve të Greqisë apo brigjeve të Italisë në vitet 1990.
Ata ecin në këmbë, grupe-grupe, të gjithë të rinj. Sigurisht dikush është në ankth për ta në familjet e tyre, por edhe ata për veten e tyre duke shkelur toka e popuj të panjohur më parë.
Të gjithë ata që kam takuar më thonë se në Shqipëri kanë gjetur bujari e dashamirësi. Pak para se t’i merrja unë në makinë më treguan se një grua mirditore u kishte dhënë diçka për të pirë dhe pak bukë. Ndjehem mirë për këtë gjë.
Doda, që është me mua në makinë, më thotë: “Pyeti dom Gjergj a kanë hangër?” I pyes e më thonë: “Jo”. Sapo ndalemi në Reps, Doda nxjerr portofolin dhe u jep para që të hanë diçka te restoranti aty. Buzëqeshin, falënderojnë me përzemërsi e zbresin.
Të gjithë jemi shtegtarë e imigrantë në këtë botë e nuk mund të jemi indiferentë ndaj atyre që prej luftës e varfërisë janë të detyruar të lënë familjet e tyre për një jetë më të mirë. Gjestet e shqiptarëve me këta të huaj të ngrohin zemrën, por kjo është e pamjaftueshme…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse
Kishte parë ëndërr sa ishte brenda Big Brother, Gresa ia plotëson dëshirën Vullnetin - darkojnë bashkë
Cristiano Ronaldo: Djali im më thotë se një lojtar është më i mirë se unë
"Këngëtare playback", Klajdi me akuza të forta profesionale për Rozanën, ndërhynë Gjesti: Këndon live ti, pse po rren?
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike
Pak orë para ndeshjes së Man Cityt, shpërthen zjarri te "Etihad Stadium"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij