LAJMI I FUNDIT:

Osmani reagon ndaj deklaratës së Lajçakut: Është shqetësuese dhe nuk ka të bëjë me realitetin

Osmani reagon ndaj deklaratës së Lajçakut: Është shqetësuese dhe nuk ka të bëjë me realitetin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas deklaratës së emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak i cili kërkoi që Kosova të ndryshojë Kushtetutën për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Para mediave, kryetarja e Kuvendit ka thënë se një deklaratë e tillë e Lajçakut nuk është e vërtetë.

“Isha edhe në proces të lëshimit të një deklarate zyrtare për këtë, ajo që ka deklaruar në Serbi nuk është aspak e vërtetë. Si kryetare e Kuvendit asnjë moment nuk e kam thënë në takim që Asociacioni të themelohet në përputhje me marrëveshjen e vitit 2015 por e kam thënë të kundërtën që duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Osmani.


Lajçak: Kushtetuta nuk është Bibël - Kosova duhet ta ndryshojë atë për Asociacionin
Lexo po ashtu Lajçak: Kushtetuta nuk është Bibël - Kosova duhet ta ndryshojë atë për Asociacionin

Osmani tutje ka shtuar se deklarimet e Lajçakut janë shqetësuese.

“Gjatë takimit kam deklaruar se duhet të respektohet Kushtetua e Kosovës dhe nuk mund të themelohet asnjë pushtet i tretë e aq më pak organe me kompetenca ekzekutive që do të ishin në kundërshtim me Kushtetutën. Ato citime të tij janë shumë shqetësuese dhe nuk kanë të bëjnë fare me realitetin”, u shpreh Osmani.

Ajo shtoi se nuk ka shumicë në Kuvend që do të pranonte një asociacion të tillë me kompetenca ekzekutive.

“Nuk ka shumicë në kuvend që do të pranonte një asociacion, por, ka shumicë absolute që insiston që të respektohet vendimi i Kushtetueses, jam e bindur që nuk ka shumicë as për ndryshimin e Kushtetutës”, tha Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori