LAJMI I FUNDIT:

Challandes i detyruar të bëjë ndryshime shkaku i shumë mungesave: Formacioni i mundshëm i Kosovës përballë Greqisë

Challandes i detyruar të bëjë ndryshime shkaku i shumë mungesave: Formacioni i mundshëm i Kosovës përballë Greqisë

Kosova do të jetë sonte (e mërkurë) mysafir i Greqisë për përballjen që zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja jonë do të tentojmë që të marrë një rezultat pozitivë në takimin që fillon në ora 20:45 në stadiumin “Sprios Louis” në Athinë.


Greqia është aktualisht lider i Ligës C, Grupit 3, me shtatë pikë, aq sa ka edhe Sllovenia në vendin e dytë.

Kosova është në vendin e tretë me një pikë, aq sa ka edhe Moldavia në të katërtin.

Dardanët nuk e kanë filluar edhe aq mirë edicionin e dytë të garës së re të UEFA-s, pasi kanë një barazim dhe dy humbje.

Për këtë takim, Bernard Challandes do të tentojë që të marrë tri pikë të plota, mirëpo tashmë është e ditur se do të shumë mungesa kyçe në formacion.

Redaksia e sportit në Telegrafi.com, ka përpiluar formacionin e mundshëm të Kosovës se si mund të luajë ndaj grekëve.

Në portë pritet të ketë ndryshime, pasi Samir Ujkani mund të startojë në vend të Arijant Muricit – gjë që e kishte bërë edhe në përballjen e parë kur pësuam disfatë 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Mbrojtja mund të përbëhet nga katërshja, Mërgim Vojvoda e Leart Paqarda në krah, ndërsa në qendër do të jenë Ibrahim Dresevic e Fidan Aliti.

Si mesfushor defanziv do të përcaktohen Herolind Shala e Anel Rashakj, me këtë të fundit të avancuar më përpara.

Në sulm pritet të rikthehet Atdhe Nuhiu, gjersa ai pritet të përkrahët nga treshja, Florent Hadërgjonaj, Bersant Celina e Benjamin Kololli.

Foto: Flashscore.com

Lojtarët që do të mungojnë: Edon Zhegrova, Valon Berisha, Arbër Zeneli, nuk janë të gatshëm fizikisht për shkak të dy takimeve të luajtura, gjersa Vedat Muriqi, Milot Rashica, Amir Rrahmani (vetëizolim), Hekuran Kryeziu, nuk ishin ftuar për shkak të lëndimeve dhe karantinimit ndaj coronavirusit.

Formacioni i mundshëm i Kosovës: Ujkani, Vojvoda, Dresevic, Aliti, Paqarada, Shala, Rashkaj, Hadergjonaj, Celina, Kololli, Nuhiu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori