LAJMI I FUNDIT:

Jonida Vokshi rrëfen emocionet që ka përjetuar gjatë lindjes së vajzës

Jonida Vokshi rrëfen emocionet që ka përjetuar gjatë lindjes së vajzës
Jonida Vokshi (Foto: Instagram)

Prezantuesja e njohur Jonida Vokshi vetëm pak muaj më parë u bë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori Besnik Krapi, në qershor mirëpritën vajzën e tyre, Emin.


E njëjta së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, ku ka folur për jetën mes Tiranës e Prishtinës si dhe për lindjen e saj të parë.

Jonida Vokshi (Foto: YouTube)

Përgjatë emisionit, Jonida ka treguar se karantinën dhe muajt e fundit të shtatzënisë i ka kaluar në Prishtinë, pranë bashkëshortit të saj Besnikut.

Ajo njëherësh ka folur edhe për disa momente të veçanta dhe ndjesitë e parë që ka përjetuar gjatë lindjes.

Rudina Magjistari: Si u ndjeve kur linde?

Jonida Vokshi: Unë jam kthyer nga Prishtina në muajin e nëntë. Kam mbajtur kontakte me doktoreshën time e cila më tha që të isha në Tiranë gjatë muajit të nëntë. Dukeshe sikur Emi nuk dëshironte të lindte. Kam qenë me Besnikun duke shijuar një gotë verë. Ishte ora 12 e natën kur më filluan shqetësimet e vogla. Kaloi ora 1:00, kontraksionet po shtoheshin dhe fola me doktoreshën e shkova në spital për t’u përgatitur.

Në orën 12 e 30 paradite erdhi në jetë Emi. Është kontakti i parë që ta japin në trup dhe ti qan që e solle shëndoshë e mirë. Unë kisha frikë sepse dëshiroja që e vogla të vinte e shëndetshme në jetë.

Rudina Magjistari: Si ndiheshe?

Jonida Vokshi: Nuk e shpjegoj dot njësoj, është shumë e çuditshme se si ti mendon 1001 gjëra në moment. Kur e pashë Emin, mu duk gjëja më e bukur në jetë. Është edhe frika, është e pabesuesshme që ti sa je bërë mami të shoqëron ndjesia si do e ketë jetën, çfarë do ndodhë me të. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshim drastike në pamje

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Kalo në kategori