LAJMI I FUNDIT:

Publikohet ‘traileri’ i filmit “The Comeback Trail”, në të cilin Blerim Destani luan krah Robert De Niros dhe Morgan Freeman

Publikohet ‘traileri’ i filmit “The Comeback Trail”, në të cilin Blerim Destani luan krah Robert De Niros dhe Morgan Freeman

“The Comeback Trail” është një film i ardhshëm i zhanrit komedi/krim, me skenar dhe regji nga George Gallo. Është një version i ri i filmit me të njëjtin emër të vitit 1982 nga Harry Hurwitz.

Në të interpretojnë emrat e njohur: Robert De Niro, Tommy Lee Jones, Morgan Freeman, Zach Braff, Emile Hirsch dhe Eddie Griffin.


Pjesë e kastit të këtij filmi është aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani, i cili do të luajë rolin e një djali të quajtur Boris.

Filmi është planifikuar të publikohet më datë 13 nëntor, 2020, nga ‘Cloudburst Entertainment’.

Xhirimet filluan në fillim të qershorit 2019 dhe vazhduan deri në korrik në të gjithë territorin e New Mexico.

Tani në YouTube është publikuar edhe “trailer”—i i këtij filmi, i cili në pika të shkurtra tregon se çfarë do të ndodh në të.

Vet aktori shqiptar, Blerim Destani, është shprehur përmes rrjeteve sociale se e kishte për nder të luante në të njëjtin film me emrat e njohur hollivudianë.

“Në film interpretojnë Robert DeNiro, Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones. Ishte një nder që të aktroja përkrah këtyre zotërinjve”, ka shkruar Destani në Instagram. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Dua Lipa publikon albumin e tretë

Dua Lipa publikon albumin e tretë "Radical Optimism"

Magazina
Kalo në kategori