LAJMI I FUNDIT:

George dhe Amal Clooney dhurojnë 100 mijë dollarë për të ndihmuar viktimat në Bejrut

George dhe Amal Clooney dhurojnë 100 mijë dollarë për të ndihmuar viktimat në Bejrut

George dhe Amal Clooney dhuruan 100 mijë dollarë (84.4 mijë euro) për organizatat bamirëse me bazë në Liban, pas shpërthimit vdekjeprurës që vrau të paktën 135 njerëz dhe la 5,000 të lënduar në Bejrut, vendin ku lindi Amal.

“Ne jemi të shqetësuar thellësisht për njerëzit e Bejrutit dhe shkatërrimin me të cilin janë përballur ditët e fundit”, tha çifti të enjten në një deklaratë. “Tri organizata bamirësie që kemi gjetur janë duke siguruar lehtësim thelbësor në tokë: Kryqi i Kuq i Libanit, Impact Liban dhe Baytna Baytak”, thanë ata.

Fituesi i Çmimit “Oscar”, 59 vjeçar dhe avokatja e të drejtave të njeriut, 42 vjeçare, shtoi se ata ‘do të dhurojnë 100,000 dollarë për këto organizata bamirëse dhe shpresojnë se të tjerët do të ndihmojnë në çfarëdo mënyre që munden’, shkruan DailyMail.


Amal Clooney dhe George Clooney (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

Amal lindi fillimisht në Bejrut dhe jetoi atje derisa ajo ishte dy vjeçare, kur familja u largua nga vendi mes Luftës Civile Libaneze. Amal u rrit në Angli dhe ndoqi Universitetin e Oxfordit.

Aktori i listës A dhe bukuroshja fillimisht u takuan në vitin 2013 dhe shkëmbyen premtime vitin pasues. Ata janë prindër të binjakëve tre vjeçare: Ella dhe Alexander.

Amal Alamuddin dhe George Clooney (Foto: Elisabetta Villa/Getty Images/GUliver)

Dhurimet erdhën një ditë pas një shpërthimi në zonën e portit të qytetit që njerëzit e ndjenë edhe rreth 150 milje larg, duke shkatërruar blloqet, ndërtesat dhe strukturat e afërta.

Kreu i agjencisë së inteligjencës në Liban, Abbas Ibrahim, sipas AP, tha se një mundësi e shkaktimit të shpërthimit ishin materialet e rrezikshme të ruajtura në mënyrë jo të duhur.

Kryeministri Hassan Diab u tha qytetarëve të tij se një ‘depo e rrezikshme’ që ka qenë në biznes që nga viti 2014 ishte në epiqendrën e shpërthimit, sipas BBC.

Amal Clooney dhe George Clooney (Foto: Gerardo Mora/Getty Images/Guliver)

“Unë kurrë në jetën time nuk kam parë një fatkeqësi të madhe”, tha ministri libanez i Shëndetësisë, Hamad Hasan në vazhdën e shpërthimit, i cili la 250,000 të pastrehë, njoftoi The Sun.

Yje të tjerë që kanë bashkëndjerë me fatkeqësinë e tragjedisë përfshijnë emrat e njohur si: Salma Hayek, Naomi Campbell, Ariana Grande, Kate Hudson dhe Heidi Klum. /Telegrafi/

George Clooney dhe Amal Clooney (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Paris Hilton pohon se nuk ka bërë kurrë ndërhyrje, sekreti

Paris Hilton pohon se nuk ka bërë kurrë ndërhyrje, sekreti "mos qëndroni në diell"

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Ryva Kajtazi humbi personin më të shtrenjtë

Ryva Kajtazi humbi personin më të shtrenjtë

Magazina
Kalo në kategori