LAJMI I FUNDIT:

Tri ushtrime për gjoks të bukur dhe të fortë

Tri ushtrime për gjoks të bukur dhe të fortë

Meqenëse në pjesën më të madhe janë inde yndyrore, me kalimin në moshë femrave gjoksi fillon t’u humbë formën, ndërsa tëhollohen dhe varen edhe lëkura edhe gjoksi

Për ta ngadalësuar këtë efekt, provoni këto tri ushtrime për torzo të cilat i rekomandon trajneri Harley Pasternak, i cili ka punuar me yje të shumta të muzikës dhe të filmit, sikurse Rihanna, Megan Fox, etj.


– Të gjitha lëvizjet forcojnë edhe pjesën e pasme të trupit, tërheqin supet përpara dhe ngrenë gjoksin, thotë Pasternak, transmeton Telegrafi.

1. Superman

Shtrijuni në tepih me fytyrën poshtë, ndërkaq duart dhe këmbët shtrini maksimalisht.

Njëkohësisht ngrini edhe duart edhe këmbët drejt tavanit, sa më shumë që të mundeni; mbani dy sekonda, pushoni, pastaj përsëritni.

2. Shtrirja në shpinë me pesha

Shtrijuni në shpinë me gjunjë të lakuar dhe me peshën prej 3 kilogramësh në secilën dorë.

Duart shtrini në drejtim të tavanit, pastaj lëshoni në drejtimin mbi kokë, derisa të arrini në nivel me veshët, dhe përsëriteni disa herë.

3. Ulje me pesha dhe këmbë të tendosura

Qëndroni me këmbë në dysheme në distancë të supeve, ndërkaq me gjunjë pak të hapur; mbani peshën prej tre kilogramësh në çdo dorë, me shuplaka të kthyera nga vetja.

Shtyni kërdhokullat prapa (mbani peshën në thembra) dhe ngadalë uleni pjesën e sipërme të trupit.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Në çift
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Cilat janë shenjat se lindja është afër?

Cilat janë shenjat se lindja është afër?

Shtatzëna
Si i shohin bebet prindërit e tyre? Ja kur ato fillojnë të njohin fytyrën dhe tiparet e fytyrës suaj

Si i shohin bebet prindërit e tyre? Ja kur ato fillojnë të njohin fytyrën dhe tiparet e fytyrës suaj

Këshilla për prindër
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është

Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"

Aksesorë
Kalo në kategori