LAJMI I FUNDIT:

MPJD: Vendimi për pezullim nuk i përfshinë as konsujt, as ambasadorët

MPJD: Vendimi për pezullim nuk i përfshinë as konsujt, as ambasadorët

Vendimet e marra nga ish-ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, rreth kthimit të ambasadorëve dhe shkarkimit të 14 konsujve, janë pezulluar sot nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në një komunikatë për media Ministria e Jashtme është sqaruar rreth vendimit për pezullimin e përkohshëm të disa vendimeve që kanë të bëjnë me shërbimin e jashtëm.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – Meliza Haradinaj-Stublla njofton se nuk bëhet fjalë për anulim, por për pezullim të përkohshëm të vendimeve për kthim të disa diplomatëve, të nënshkruara nga ish-Qeveria e shkarkuar Kurti.


Konjufca: Vendimet kriminale të Qeverisë Hoti do të ndërpriten sapo të mbahen zgjedhjet që janë afër
Lexo po ashtu Konjufca: Vendimet kriminale të Qeverisë Hoti do të ndërpriten sapo të mbahen zgjedhjet që janë afër

Vendimi për pezullim nuk i përfshinë konsujt dhe as ambasadorët. MPJD njofton opinionin se këto vendime do të shqyrtohen veç e veç brenda afatit shtatë ditorë, dhe se vendimi përfundimtar do të merret pa asnjë paragjykim lidhur me vendimet e mëparshme apo pezullimin aktual të tyre, thuhet në njoftim.

Qeveria Hoti anulon vendimet e ish-ministrit Konjufca për kthimin e ambasadorëve
Lexo po ashtu Qeveria Hoti anulon vendimet e ish-ministrit Konjufca për kthimin e ambasadorëve

Ish-ministri i Jashtëm Glauk Konjufca ka deklaruar se vendimi i sotshëm i Qeverisë Hoti është argumenti më i mirë i mashtrimit të paskrupullt të elektoratit nga LDK-ja.

“Vendimi i sotshëm i Qeverisë Hoti për anulimin e vendimit për kthimin e konsujve të paligjshëm, tregon për orientimin thellësisht të gabueshëm politik të LDK-së. Ky është koncesion kapital me shkelësit e ligjit dhe krimin e organizuar”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori