LAJMI I FUNDIT:

Korriku fillon me temperatura të larta, Instituti Hidrometeorologjik apelon për kujdes

Korriku fillon me temperatura të larta, Instituti Hidrometeorologjik apelon për kujdes

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në ditët e para të korrikut temperaturat do të arrijnë deri në 33 gradë celsius.

IHK njofton se do të ketë orë të gjata me diell dhe erëra të lehta deri mesatare, kurse të enjten përpos temperaturave të ngjashme që parashihen të regjistrohen, gjatë pjesë së dytë të ditës pritet të ketë vranësira lokalisht të dendura të cilat mund të shoqërohen me reshje afatshkurta dhe shkarkime rrufesh.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë celsius, transmeton Telegrafi.

“Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj preferohet kujdes nga rrezet e diellit prej orës 9-17”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi maksimale deri 9 m/s. /Telegrafi/