LAJMI I FUNDIT:

Me 754 raste aktive me COVID-19, aktualisht Kosova është në pikun e pandemisë që nga rastet e para më 13 mars

Me 754 raste aktive me COVID-19, aktualisht Kosova është në pikun e pandemisë që nga rastet e para më 13 mars

Tash e tre muaj Kosova është duke u përballuar me pandeminë COVID-19. Gjatë kësaj periudhe, numri i personave të infektuar me këtë virus është rritur dukshëm, po ashtu edhe numri i personave të shëruar ka pasur trend pozitiv, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 34.

Aktualisht në vend janë të konfirmuara 1,756 raste pozitive me COVID-19, ndërsa 968 nga të infektuarit tashmë janë shëruar. Ku, rastet e para me COVID-19 në Kosovë janë paraqitur më 13 mars.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i testeve të kryera për të identifikuar këtë virus është 19 mijë e 314, shkruan Telegrafi.


Të dhënat tregojnë se numri i rasteve aktive më COVID-19 në Kosovë është 754 apo rreth 43 për qind të numrit të përgjithshëm të atyre që kanë rezultuar pozitiv.

Për sa i përket rasteve më shumë të infektuar, del se data 16 qershor ka pasur 141 raste nga 397 teste të bëra. Kurse, që nga shfaqja e COVID-19 në vendin tonë, data 24 maj ishte e vetmja ditë nuk u identifikua asnjë rast.

Numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë | Burimi: IKSHP dhe MSH

Lidhur me numrin e të shëruarve, sipas IKSHP-së, del se 87 persona ishin shëruar më 5 maj, e që ishte numri më i madh, shkruan Telegrafi.

Data 26 prill ishte momenti kur kishte filluar që të pakësohen rastet, e cila zgjati deri më 9 maj e që ishte dita më së paku raste aktive, pra vetëm 189 raste.

Për gati një muaj, lakorja e numrit të të infektuarave me COVID-19 ishte e sheshtë, deri afër hapjes së masave të fazës së tretë.

Rastet me COVID-19 në Kosovë, 13 mars – 16 qershor 2020 | Burimi: IKSHP dhe MSH

Nga data 31 maj deri më 16 qershor, kur janë raportuar të dhënat e fundit, numri i rasteve është rritur për 686. Aktualisht në vendin tonë nga ky virus kanë vdekur 34 veta, ku rasti i parë kishte ndodhur më 21 mars.

Ditën e martë, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar “Manualin për Mbrojtje nga Përhapja e virusit COVID-19”, i cili përbëhet nga 153 faqe.

Sipas MSH-së, ky udhëzues do të vazhdoj të plotësohet në bazë të gjendjes epidemiologjike.

Në hyrjen e manualit sikur edhe në brendi theksohet se të gjitha institucionet respektive obligohen të zbatojnë masat e përcaktuara në këtë Manual, varësisht nga specifikat e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Kronika e Zezë
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

Lajme
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Kalo në kategori