LAJMI I FUNDIT:

Sherr gjatë protestave në Tiranë, Stresi ‘kapet’ me protestuesit

Sherr gjatë protestave në Tiranë, Stresi ‘kapet’ me protestuesit

Në Tiranë po vazhdojnë të mbahen protesta pas shembjes së Teatrit Kombëtar nga Institucionet Shtetërore.

Qytetarë të shumtë por edhe figura publike janë parë rrugëve të kryeqytetit shqiptar, teksa kundërshtojnë me forcën mënyrën se si ndodhi shembja e TKSh-së.


Të martën ka zgjatur rreth rreth dy orë e gjysmë protesta e thirrur nga artistët dhe aktivistët për shembjen e Teatrit Kombëtar.

I pranishëm në këtë protestë duket të ketë qenë edhe reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi, i cili në një moment është xhiruar në momente tensioni me disa protestues.

Ai më pas është qetësuar dhe ka vazhduar të qëndrojë në qetësi i shoqëruar nga njerëzit e tij.

Ndërkohë që një ditë më parë, Stresi bëri edhe një reagim publik në rrjetin social Instagram, duke shtruar arsyet se pse duhet mbrotjur Teatri Kombëtar si pasuri shtetërore, dhe jo të shembet. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Cfare perfaqeson teatri dhe a duhet mbrojtur? Ne Shqiperine e sotme nuk eshte me ne pyetje e majta apo e djathta. Sot jane vlerat dhe antivlerat perballe njera tjetres. Te mendosh se Erjon Velia eshte vlere e shtuar e Tiranes apo dhe e se majtes, ky eshte absurditeti me i madh. Te mendosh se aktualiteti eshte nje gjendje normale por eshte opozita apo kundershtaret e Rames dhe vetem atij, e theksoj pasi eshte vetem ai qe po con ne kolpas cdo gje, prape dhe kjo kapercen extremin e absurdes. Teatri mbart vlerat e veta, ajo me e rendesishmja eshte se te kjo godine po perplaset e po del ne pah e gjithe babezia, paligjshmeria, e cenimi i lirise e demokracise. Kam dhe nje fjale per Erjon Veline, kur e gjitha te marre fund, ku do shkosh? Kush do te mbroje? Je bere fytyra me e urryer e Tiranes o dylber shumengjyresh e shumeftyresh. Teatri nuk eshte beteja e Bashes e as e PD e LSI, eshte thyrje hunda e Rames, kthimi i ligjshmerise ne vend. Nuk prishet teatrin por historin shqiptare 😥😥😥😥

A post shared by STRESI (@stresi) on May 17, 2020 at 2:58am PDT