LAJMI I FUNDIT:

Barcelona e gatshme të shesë Junior Firpon për të lehtësuar transferimin e Lautaro Martinez

Barcelona e gatshme të shesë Junior Firpon për të lehtësuar transferimin e Lautaro Martinez

Barcelona është e gatshme të shesë Junior Firpon pas vetëm një sezoni të kaluar në Camp Nou.

Skuadra katalunase nuk është bindur nga cilësitë e mbrojtësit dhe do të shesë atë në afatin kalimtar veror.

Blaugranasit  po tentojnë transferimin e Laurtaro Martinez në këtë verë, derisa Interi u ka bërë me dije se nuk duan shkëmbim të lojtarëve.


Nerazzurët e dinë se nuk mund të mbajnë sulmuesin argjentinas, pasi dëshira e tij është që të kalojë në Kataloni.

Barcelona është gati t’i shesë dy mbrojtës
Lexo po ashtu Barcelona është gati t’i shesë dy mbrojtës

Andaj, kampioni i La Liga-s duhet të paguajë 111 milionë euro për transferimin e Lautaros, aq sa është klauzola e tij te skuadra italiane.

Kështu, Barcelona do të shesë Junior Firpon në mënyrë që të lehtësojë financat e tyre për transferimin e argjentinasit. /Telegrafi/