LAJMI I FUNDIT:

Pas konfirmimit të pesë rasteve të Valencias me coronavirus, Atalanta shkon në izolim

Pas konfirmimit të pesë rasteve të Valencias me coronavirus, Atalanta shkon në izolim
Valencia - Atalanta (Foto: UEFA - Handout via Getty Images/Guliver)

Atalanta ndodhet në Bergamo, në qendër të pandemisë së coronavirusit, por vetëm tani kanë kaluar në izolim, sepse Valencia rezultoi me pesë raste pozitive.

Skuadra italiane ishte dashur të kthehej në stërvitje javën e ardhshme, por planet e tyre u detyruan të ndryshojnë pasi Valencia njoftoi se tre lojtarë të tyre dhe dy anëtarë të stafit kishin rezultuar pozitivë për COVID-19.


Valencia luajti me Atalantan në raundin e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve javën e kaluar, dhe sipas protokollit, italianët po shkojnë në izolim si masë paraprake.

Valencia konfirmon zyrtarisht: Pesë lojtarë tonë janë me coronavirus
Lexo po ashtu Valencia konfirmon zyrtarisht: Pesë lojtarë tonë janë me coronavirus

Nga tre lojtarët e emëruar nga media – Ezequiel Garay, Eliaquim Mangala dhe Jose Gaya – vetëm Gaya luajti në ndeshjen e dytë në Mestalla më 10 mars.

Mangala luajti në San Siro më 19 shkurt, ndërsa Garay ishte i dëmtuar dhe mungoi në dy ndeshjet.

Formacioni i Atalantas në ndeshjen ndaj Valencias (Foto: UEFA – Handout via Getty Images/Guliver)

Pavarësisht se janë në zonën më të goditur nga kjo pandemi në Itali, rajoni i Lombardisë, Atalanta deri më tani i kanë shpëtuar infektimit të ndonjë anëtari të klubit.

Vlen të theksohet se pjesë e klubit nga Bergamo është edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti.

Shkon në shtatë numri i të infektuarve te Sampdoria, Bereszynski: Unë kam coronavirus
Lexo po ashtu Shkon në shtatë numri i të infektuarve te Sampdoria, Bereszynski: Unë kam coronavirus

11 lojtarët e Serie A të cilët deri më tani kanë rezultuar pozitivë janë nga Sampdoria (shtatë), Fiorentina (tre) dhe Juventus (një).

Deri më tani ka pasur 1,809 vdekje nga coronavirusi në Itali, kur 1.218 vijnë nga rajoni i Lombardisë. /Telegrafi/