LAJMI I FUNDIT:

Përgjatë autostradës Shkup-Gostivar, më shumë aktivitete për përmirësimin e infrastrukturës

Përgjatë autostradës Shkup-Gostivar, më shumë aktivitete për përmirësimin e infrastrukturës

Seksioni në Tetovë i Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtje dhe Mbrojtje të Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale ‘Rrugët e Maqedonisë’ po kryen zëvendësim të një pjese të rrethojës, si dhe po pastron vegjetacionin e madh dhe mbeturina përgjatë autostradës Shkup-Tetovë-Gostivar. Në pjesën e cila është nën juridiksion të seksionit të Tetovës, nga Saraji deri në Zherovjan do të zëvendësohet ose riparohet teli i rrethojës 6.000 metra i gjatë.

“Deri tani kemi ndërruar tela nga rrethoja në përgjithësi prej 800 metrash. Puna për zëvendësimin ose riparimin do të vazhdojë në periudhën e ardhshme, si dhe në verë derisa të instalohet pjesa tjetër. Pjesa më e madhe e rrethojës
është shkatërruar ose dëmtuar për shkak të vjedhjes dhe veprimeve të pakujdesshme të individëve që shkaktuan dëme në rrethojë, si dhe aksidentet në komunikacion”, tha Dejan Jovanovski nga seksioni në Tetovë të ndërmarrjes publike.


Paralelisht me këto aktivitete, po pastrohen edhe vegjetacioni i madh dhe mbeturinat përgjatë autostradës.

“Më herët ishte pastruar vegjetacioni i madh në pjesën Zhelinë-Tetovë, dhe tani drejt Gostivarit. Po punohet edhe në mbledhjen e mbeturinave. Fatkeqësisht, ka mbeturina përsëri brenda disa ditësh, sepse njerëzit nuk janë
të ndërgjegjshëm dhe hedhin mbeturina nga automjetet e tyre”, deklaroi Jovanovski.

Gjatë vitit, sektori i kësaj ndërmarrje publike në Tetovë gjithashtu do të marrë pjesë në aktivitete rindërtimi. Do të punohet në rrugët rajonale R1206 përmes Bogovinjës, R2234 rruga Jagunovce-Radushë, tek Orashje dhe R1203 Tetovë Jazhincë, përkatësisht në rrugën e stadiumit të qytetit – Poroj në gjatësi prej 1.300 metrave.

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori