LAJMI I FUNDIT:

Matoshi i AKR-së: Nuk e votojmë asnjë qeveri pjesë e së cilës nuk jemi

Matoshi i AKR-së: Nuk e votojmë asnjë qeveri pjesë e së cilës nuk jemi

Anëtari i Aleancës Kosova e Re, Fatmir Matoshi ka thënë se partia e tij nuk do të pres që Albin Kurti të hyjë në votim të hënën në mbledhjen e Kuvendit, pa bërë marrëveshje koalicioni me partnerët e tij.

Matoshi shkruan se ata nuk do të votojnë qeveri, nëse nuk janë pjesë e saj dhe se qëndrimi i tyre për secilën qeveri ose mandatar është i njëjtë.

“AKR nuk pret që mandatari Kurti ditën e hënë të bëjë një aventurë në Kuvendin e Kosovës, dhe të hyjë në votim pa arritur marrëveshje koalicioni me partnerët e tij. Qëndrimi i AKR-së përderisa është në opozitë, për cilëndo qeveri ose mandatar është i njëjtë. Ne nuk e votojmë asnjë qeveri pjesë e së cilës nuk jemi, ne nuk mund të ndryshojmë as vullnetin e elektoratit tonë që na ka dhënë besim dhe as vijat e kuqe të  Kurti ose ndonjë lideri tjetër në vend”, shkruan Matoshi.


Ai thotë se AKR-ja do të mbështes qeverinë në tema nacionale, por jo në agjenda politike.

“Prandaj AKR do të mbështes cilëndo qeveri në tema nacionale të vendit, por jo në agjenda politike të ndonjë subjekti politik. AKR do të mbetet në pozicion e opozitës brenda Kuvendit të Kosovës”, shkruan Matoshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori