“Acibadem” në Stamboll – spitalet me teknologji bashkëkohore dhe përqindje të lartë të operacioneve të suksesshme
Spitalet e “Acibadem” në Stamboll ndër spitalet me kushtet më bashkëkohore në botë. Këto spitale kanë departamente të ndryshme, mjekët e të cilëve me përqindje të lartë përfundojnë operacione të suksesshme çdo vit.
Disa mediume nga Maqedonia, pjesë e tyre edhe Telegrafi, kanë pasur rastin që javën e kaluar të shohin praktikisht kushtet që ofron “Acibadem Healthcare Group” në Stamboll.
Një nga departamentet më të zhvilluar ishte edhe ai i neurokirurgjisë pediatrike, tek e cila kryheshin prej 600 deri 700 ndërhyrje në vjet.
Neurokirurgu për fëmijë Mehmet Ozek, tha se 50 përqind e pacientëve janë nga shtetet e huaja, ndërsa numri më i madh i tyre kanë tumor në pjesën qendrore të trurit, paralizë cerebrale dhe sëmundje tjera.
“Me këto pacientë punon ekipi tek i cili përfshihen ortoped, neurolog, neurokirurg, mjek për analiza në lëvizje dhe fizioterapeut, të cilët duhet të punojnë së bashku. Për disa diagnoza siç është paraliza cerebrale, terapia është shumë e rëndësishme”, tha Mehmet Ozek.
Profesori Mehmet Ozek, foli edhe për bashkëpunimin me mjekët nga Maqedonia, për të cilët tha se nuk kanë shprehur interesim që të bashkëpunojnë personalisht me të. Ai shtoi se dyert e spitalit për bashkëpunim çdo herë do të jenë të hapura.
Në departamentin e neurokirurgjisë pediatrike, pjesë e ekipit ishte edhe mjeku me prejardhje nga Gostivari, Enis Shaban. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët ai tha se për shkak të zhvillimit të madh të teknologjisë vitet e fundit, është e patjetërsueshme që të ndiqet dhe të punohet me to.
Edhe ai u pyet për bashkëpunimin me mjekët nga Maqedonia, për të cilët tha se nuk ka pasur interesim për bashkëpunim.
“Njoh shumë kolegë nga Maqedonia të cilët nëse kishin ardhur këtu do të kishin përvojë të madhe, por nuk e di se si është puna. Më duket se akoma nuk kanë kaluar nga ajo e vjetra, në atë të renë. Nuk është puna vetëm që të vijnë, por duhet edhe ta shfrytëzojnë teknologjinë”, tha mjeku Enis Shaban.
Ai tha se në spitalin “Acibadem” kanë program për subspecializim i cili zgjat gjashtë muaj, ndërsa mjekët që dëshirojnë subspecializim mund edhe të ndjekin operacione në Qendrën për analiza në lëvizje.
Një nga teknologjitë më bashkëkohore në spitalet e “Acibadem” ishte edhe ajo e “CyberKnife”, e cila ishte për operacione për tumor, por pa prerje operacionale. Ky sistem është për të shkatërruar tumorin, ndërsa përdorej edhe për trajtimin e metastazave të trurit dhe malinje tjera.
Përveç kësaj, në këto spitale pjesë të teknologjisë së zhvilluar ishin edhe robotët, të cilët bartnin ushqime, veshje dhe gjëra tjera për pacientët.
Përveç vizitave në spitale, gazetarët patën mundësinë që të vizitojnë edhe Universitetin “Acibadem” dhe kompaninë për konstruksione inxhinierie “Acibadem Proje Yonetimi”./Telegrafi/
Artikull i sponsoruar:
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje