Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Enis Halimi, ka thënë se procesi i rinumërimit të 1,407 vendvotimeve është duke shkuar mirë.
Halimi në një intervistë në “Përballje ditore” në Telegrafi.com me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur për shpalljen e rezultateve përfundimtare pas këtij rinumërimi, për mundësinë e ankesave nga subjektet politike, për fletëvotimet e pavlefshme dhe votat e ardhura me postë.Ndër të tjera ai ka folur edhe problemin me votat e ardhura nga Serbia, të cilat u përfolën se mund të jenë të helmuara.
Ai ka thënë se në bazë të rinumërimit të tanishëm, shpallja e rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të ndodhë në fillim të javës së ardhshme.
“Procesi i rinumërimit po shkon mirë, ashtu siç është paraparë. Në mënyrë që të kemi rezultate sa më të sakta ne po përcjellim një dinamik që është e kënaqshme dhe që ky proces të përfundojë në kohë optimale. Stërzgjatja është një lloj ngarkese sepse pret që t’i jepet zgjidhje formimit të institucioneve. Por, problem është që ne si shtet kemi proces të ndërlikuar zgjedhor, sepse kategori të shumta të votuesve kanë drejt të marrin pjesë, si votues jashtë vendit, votues me nevoja të veçanta, votues të burgosur. Janë rreth 60 për qind e kutive të rinumëruara nga 1,407. Llogaritet që edhe 40 për qind i bije që do të votohen në ditët në vazhdim. Dhe koha optimale e shpalljes së rezultateve besoj që do të jetë fillimi i javës së ardhshme, ku ne do të dalim me rezultatet tona”, ka thënë ai.
Halimi ka përmendur edhe mundësinë e ankesave pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, duke thënë se tani më janë shterur mundësitë që të bëhen prapë ankesa.
“Mendoj që me këtë rinumërim të madh sado që për ne është i panevojshëm, sepse sistemi ynë i ka detektuar defektet, si ato të formularit, dhe një mori pengesash tjera për disa kuti në sistem, të cilat ne vetë i kemi s’pastruar pa ndonjë kërkesë të subjekteve politike. Mirëpo në fillim të javës së ardhshme ne do të dalim me rezultate të reja dhe është normale të kemi ndonjë ankesë, sepse rinumërimi mund të prodhojë eventualisht ndonjë rezultat të ri që i krijon mundësi ndokujt të ankohet. Por, mendoj që nuk ka më arsye për të bërë ankesa tjera sepse janë shteruar”, është shprehur ai.
Ndryshe sipas tij pasi të përfundoj puna e rinumërimit dhe shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ, është çështje e institucioneve të tjera zinxhirore deri në certifikimin përfundimtar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite