LAJMI I FUNDIT:

Elezi: Vazhdon procesi, deri më tani janë rinumëruar 55 për qind e vendvotimeve

Elezi: Vazhdon procesi, deri më tani janë rinumëruar 55 për qind e vendvotimeve
Foto: Arkiv

Në Qendrën për Numërim të Rezultateve (QNR) është duke vazhduar procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Telegrafin se vetëm gjatë ditës së sotme janë rinumëruar 66 vendvotime.


“Vetëm gjatë ditës së sotme, deri në orën 16:00, janë rinumëruar 66 vendvotime, ndërsa në përgjithësi numri i vendvotimeve të rinumëruara është 772 apo rreth 55%. Kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 635 vendvotime të tjera”, ka thënë ai.

Ndryshe Elezi sot gjatë ditës ka thënë se nuk mund ta dinë saktë se kur përfundon rinumërimi.

“Ne nuk mund ta themi me saktësi se kur përfundon procesi i rinumërimit të pjesës së mbetur të vendvotimeve, sepse kjo varet krejtësisht nga dinamika e punës në QNR, por edhe se sa ka qenë pjesëmarrja e votuesve në këto vendvotime. Nëse shohim dinamikën e rinumërimit gatë këtyre 5-6 ditëve, e cila është rreth 130 vendvotime brenda dy ndërrimeve, atëherë besojmë se deri të hënën tjetër mund të përmbyllim ky rinumërim”, ka thënë ai.

Kujtojmë se rinumërimi i këtyre vendvotimeve po bëhet pas vendimit të marrë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Ndërkaq tashmë kanë kaluar më shumë se një muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve më 6 tetor në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori