LAJMI I FUNDIT:

Sa ju është zyra e infektuar? Nëse neveriteni, më mirë të mos e lexoni këtë tekst

Sa ju është zyra e infektuar? Nëse neveriteni, më mirë të mos e lexoni këtë tekst

Nëse neveriteni shumë apo i kushtoni kujdes shumë pastërtisë së ambientit tuaj, atëherë më mirë të mos i dini të dhënat të cilat pasojnë

Në zyrë, në të cilën e kaloni kohën më të madhe të ditës gjenden vatra bakteresh dhe virusesh dhe të mikroorganizmave të tjerë, të cilët përhapin infektim. Ka gjithandej, madje në numër të konsiderueshëm, transmeton Telegrafi.

Tastiera ka 70% më shumë baktere sesa dërrasa në guacën e WC-së.


Telefonat e zyrës mund të gostitin edhe një mijë mikrobe në një milimetër katror.

Tavolinat madje janë 400 herë më të ndotura se dërrasa e guacës së WC-së.

Pjesa e tavolinës në të cilën mbani duart ka rreth 10.000 mijë baktere në një milimetër katror.

Madje 75% e rubinetave në tualete të zyrave janë bartës serioz të infektimeve.

Virusi i gripit mund të jetojë edhe 18 orë në sipërfaqe të fortë, ndërkaq çdo ditë shumohet, andaj ditën tjetër ka 31% më shumë nëse sipërfaqja nuk dezinfektohet.

Të punësuarit e dinë që janë të infektuar kur të sëmurë dalin nga zyra (72% të tyre).

78% e të punësuarve lajnë rregullisht duart në mënyrë që të pengojnë përhapjen e sëmundjeve.

Vetëm 30% e të punësuarve pastrojnë tavolinat e tyre, telefonat dhe tastierat me qëllimin që t’i zhdukin mikroorganizmat.

Edhe pse e dinë që me arritjen në punë përhapin sëmundjen, 52% e të punësuarve ndihen keq kur thërrasin të thonë që për shkak të sëmundjes do të mungojnë nga puna.

Çfarë duhet bërë?

– Rregullisht lani duart
– Rregullisht dezinfektoni tavolinën, tastierën, mausin, telefonin
– Mbani pranë vetes xhel për dezinfektim të duarve
– Pas ushqimit apo pas qëndrimit në kuzhinë patjetër dezinfektoni duart
– Pas përdorimit të banjës gjithashtu dezinfektoni duart
– Qëndroni në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë
– Përdorni mjetet e sigurta për dezinfektim
– Shmangni të hani në tavolinë të punës
– Shmangni përshëndetjen me dorë kur nuk është e domosdoshme
– Shmangni takimet në të cilat do të jetë ndokush i sëmurë
– Nëse mundeni, mos i përdorni telefonat e të tjerëve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori