LAJMI I FUNDIT:

Gixha rikthehet më i fortë se kurrë, në darkë me Ziza Pajazitin

Gixha rikthehet më i fortë se kurrë, në darkë me Ziza Pajazitin

Në skeçin e fundit të komikëve tonë më të dashur, Stupcat, shohim Gixhën, i cili me veturë luksoze niset për një mision: “Me nxon diçka”.

Gixha, një tip i njohur për publikun, agresiv por i pëlqyeshëm, huazon një veturë dhe del në rrugët e qytetit që të takohet me ndonjë vajzë.


Ai ndalet jashtë dyerve të konvikteve të Prishtinës, duke provuar të tërheqë ndonjë kaluese, përmes sharmit dhe veturës së tij.

Të gjitha lajmet nga Stupcat
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Stupcat

Pas disa tentimeve të kota, ai lë takim me Ziza Pajazitin, të cilën kishte një vit që po e thërriste. Mysafirja speciale në këtë episod, Ziza, shfaqet në formë të jashtëzakonshme, duke shkëlqyer gjatë tërë episodit.

Darka e Gixhës me Zizën është e nxehtë, qesharake, satirike dhe e paharrueshme. Si gjithmonë, Gixha përkujdeset për një fund interesant, që e bën këtë episod shumë të pëlqyeshme për publikun.

Por, a do të jetë kjo darkë e pëlqyeshme për Zizën, ju mbetet të futeni në GjirafaVideo, apo të klikoni në videon e mëposhtme që ta merrni vesh.