LAJMI I FUNDIT:

Shtatori dhe tetori janë muajt më të mirë për ta vizituar Shqipërinë

Shtatori dhe tetori janë muajt më të mirë për ta vizituar Shqipërinë

Shqipëria është destinacion unik sepse jo shumë njerëz ia dinë bukuritë e panumërta që i ka.

Ky destinacion mesdhetar është i hatashëm dhe me sharm dhe çdo vit po merr vëmendjen e turistëve ndërkombëtarë, transmeton Telegrafi.


Turistët që e kanë vizituar Shqipërinë rekomandojnë ta vizitoni këtë vend për ta pasur një aventurë e cila nuk harrohet tërë jetën.

FAKTE TË SHPEJTA

– Koha më e mirë për ta vizituar Shqipërinë: Prill – Qershor, Shtator – Tetor

– Periudha me më së shumti turistë: Korrik – Gusht

– Sezona me më së paku turistë: Nëntor – Mars

Koha më e mirë për ta vizituar Shqipërinë është mes prillit dhe qershor ose mes shtatorit dhe tetorit, pasi që në këto periudha moti është ideal për t’u ngjitur në male ose për të bërë pushime në plazh

Periudha Shtator – Tetor

Këta janë dy muajt më të mirë për ta vizituar Shqipërinë.

Temperaturat tejet të larta fillojnë të ulen, ndërkaq ngjyrat e vjeshtës fillojnë të lulëzojnë ngado.

Moti është shumë i kënaqshëm, megjithëse mbrëmjet mund të jenë pak të freskëta.

E mira është se në këto periudha nuk keni nevojë të brengoseni për turmat e mëdha të njerëzve.

Nëse veç dëshironi ta vizitoni Shqipërinë gjatë kësaj periudhe, atëherë qyteti i Beratit, Gjirokastra dhe Kruja janë vende të cilat patjetër duhet t’i shihni.

Por, nëse dëshironi të bëni plazh, atëherë plazhet e jugut të Shqipërisë do t’ju ofrojnë eksperiencë të paharrueshme me ujin e kristaltë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha

Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha

Bëje vet
Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve

Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve

Aktivitete sportive
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Njëri lloj i orgazmës është më i fuqishëm, por edhe më i rrallë: Dhe ndodh kur femra pikërisht bën kështu

Njëri lloj i orgazmës është më i fuqishëm, por edhe më i rrallë: Dhe ndodh kur femra pikërisht bën kështu

Intimitet dhe Pasion
Sheh në ëndërr sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Përgjigjja është me sy hapur

Sheh në ëndërr sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Përgjigjja është me sy hapur

Lifestyle
Kalo në kategori