LAJMI I FUNDIT:

Gjen kuletën me 1570 euro në stacionin e autobusëve në Prishtinë, arrestohet

Gjen kuletën me 1570 euro në stacionin e autobusëve në Prishtinë, arrestohet
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi që i njëjti në stacionin e autobusëve në Prishtinë, ka gjetur portofolin i cili i kishte humbur viktimës në të cilin kishte para rreth 1570 €, dhe nuk e kishte raportuar askund.

I dyshuari është zbuluar përmes kamerave të sigurisë.


Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Por, një rast tjetër nga ky ndodhi ditë më parë, një mërgimtar gjeti një kuletë në Prishtinë me 200 euro, por pasi e raportoi dhe publikoi në profilin e tij në Facebook, pronarit i kthehet kuleta me gjithë paratë. /Telegrafi/