Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar Tahir Sinanin në 18-vjetorin e rënies së tij.
Kurti në një postim në llogarinë e tij në Facebook e ka vlerësuar lartë figurën e Tahir Sinanit, duke shkruar se ishte i pathyeshëm në bindje për çlirimin e trojeve shqiptare.
Ai ka shkruar se Tahir Sinani mbahet mend edhe për refuzimin e marrëveshjeve të dëmshme politike, siç ishte ajo e Konçulit.
Postimi i plotë:
18 vite më parë, më 29 korrik të vitit 2001, në Malësinë e Gostivarit ra heroikisht komandanti nga Tropoja, pjesëmarrës i tri luftërave të çlirimtare, Tahir Sinani. Ai ishte ushtar i UÇK-së në luftën e Kosovës, i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, dhe i UÇPMB-së në Luginë.
Tahir Sinani ishte brumosur me atdhetarizëm, në familjen e bashkësinë ku jetoi, e më pas edhe gjatë shkollimit ushtarak e gjatë përvojës jetësore në Ushtrinë e Shqipërisë. Gjatë gjithë jetës ai mbajti pranë zemrës synimet e kahmotshme e të drejta për çlirim e bashkim të shqiptarëve.
Para luftës ai ishte i emëruar si instruktor i stërvitjeve në Divizionin Ushtarak të qytetit të Bajram Currit. E në vjeshtë të vitit 1998, kur thirri detyra e shenjtë, së bashku me ushtarakë e qytetarë të tjerë nga Shqipëria ata iu bashkuan fronteve të luftës në Kosovë. Më pas me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së atij iu dha detyra e instruktorit të Stërvitjeve dhe ajo e komandimit të Njësisë Speciale “Arbëria”.
Tahir Sinani ishte komandant i gjashtë brigadave të Zonës Operative të Pashtrikut dhe e ndihmoi operacionin “Shigjeta”. Po ashtu ai organizoi edhe një mori aksionesh të suksesshme të UÇK-së dhe minoi terrene të shumta duke i shkaktuar dëme të jashtëzakonshme forcave serbe.
Bindja dhe vendosmëria e tij e thellë për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare, po sikur vetë betimi i UÇK-së, bënë që ai menjeherë pas luftë në Kosovë t’i bashkohet edhe luftës në Luginë, më pas dhe në Maqedoni ku ra heroikisht, bashkë me disa ushtarë të tjerë në zonën e Gostivarit.
Tahiri përveç trimërisë dhe guximit të jashtëzakonshëm mbahet mend edhe për mospranimin e shumë marrëveshjeve politike, ndër to edhe asaj të Konçulit. Ai ishte i pathyeshëm në bindje dhe i pakthyeshëm në veprim. Ai është pikëprerja e saktë mes betimit dhe luftimit.
Luftëtarë si Tahir Sinani jo vetëm që janë spektri i frymëzimit për angazhimin e shumëkujt, por janë edhe indikatorë që shpalos para nesh errësirën e shumë marrëveshjeve të dëmshme politike, që janë e kundërta e vullnetit të popullit të Kosovës dhe luftës çlirimtare të tij. Si do të mund t’i imagjinonim nga perspektiva e Tahir Sinanit krijimin e Gjykatës Speciale që gjykon UÇK-në, marrëveshjen për “Zajednicën” që bosnjëzon vendin, “Demarkacionin” që i fali territor Malit të Zi apo inciativën për ndarje të Kosovës përmes shkëmbimit të territoreve?
Kjo sigurisht se nuk ishte lufta dhe përpjekja e Tahir Sinanit dhe e asnjë ushtari e dëshmori.
Lavdi veprës dhe luftës së dëshmorit të kombit,
Tahir Sinanit!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'