LAJMI I FUNDIT:

Klubet e La Ligas ‘mbretër’ të shpenzimeve në Evropë këtë verë – Real Madridi i pari, Bayerni i pesti, Interi i dhjeti

Klubet e La Ligas ‘mbretër’ të shpenzimeve në Evropë këtë verë – Real Madridi i pari, Bayerni i pesti, Interi i dhjeti
Transferimet e mëdha të kësaj vere (Foto: Marca.com)

Afati kalimtar i transferimeve të verës 2019 ende ka mjaft kohë për t’u kryer, por tri ekipet elitare të La Ligas janë duke udhëhequr listën e shpenzuesve më të mëdhenj deri tani.

Gjithmonë pritej që Real Madridi do të shpenzonte shumë pas dështimit të tyre në sezonin 2018/19, por transferimet e përfunduara nga Barcelona dhe Atletico Madrid kanë qenë më të habitshme.

Barcelona arrin një miliard euro shpenzime për transferime në pesë vitet e fundit - City i dyti, Juventusi i pesti, Reali i teti
Lexo po ashtu Barcelona arrin një miliard euro shpenzime për transferime në pesë vitet e fundit - City i dyti, Juventusi i pesti, Reali i teti

Të tre skuadrat kanë shpenzuar më shumë para këtë verë, më shumë se Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Manchester United, skuadrat e zakonshme që investojnë në afate kalimtare.


Real Madridi është mbret i transferimeve deri më këtë pikë, pasi ka shpenzuar plot 303 milionë euro për transferime, ndërsa pas tyre vjen Barcelona me 235 milionë euro shpenzime.

Atletico Madridi ka fituar më shumë se çdo klub në botë nga shitjet në dekadën e fundit - lë pas klube si Benfica, Real Madridi dhe Liverpooli
Lexo po ashtu Atletico Madridi ka fituar më shumë se çdo klub në botë nga shitjet në dekadën e fundit - lë pas klube si Benfica, Real Madridi dhe Liverpooli

Vendi i tretë është i zënë nga Atletico Madridi me 207 milionë euro, vendi i katërt i takon Borussia Dortmundit me 127.5 milionë euro, ndërsa i pesti i takon Bayern Munichut me 118 milionë euro.

Pozita e gjashtë i takon gjithashtu një skuadre spanjolle, pasi Sevilla ka investuar deri tani 111.5 milionë euro, ndërsa pas tyre renditet Roma me 95 milionë euro shpenzime.

Sevilla ka transferuar nëntë lojtarë kualitativ për 111 milionë euro, por askush nuk po flet për të!  
Lexo po ashtu Sevilla ka transferuar nëntë lojtarë kualitativ për 111 milionë euro, por askush nuk po flet për të!  

Në vendin e tetë renditet skuadra e inkuadruar këtë vit në Ligën Premier, Aston Villa me 93.1 milionë euro, ndërsa pas tyre vjen Manchester City i nënti me 90 milionë euro dhe Interi i dhjeti me 85.5 milionë euro shpenzime.

Megjithatë, mbyllja e afatit kalimtar është shumë larg dhe transferime si ai i Paul Pogbas, Matthijs De Ligt, Mauro Icardit dhe Neymarit mund të ndryshojë shumë listën e skuadrave me shpenzimet më të mëdha. /Telegrafi/  

Lista e shpenzuesve më të mëdhenj të verës (Foto: Marca.com)

Në trend Sport

Më shumë
Para finales me Real Madridin, Raphinha dhe Araujo kërkojnë takim urgjent me Flick

Para finales me Real Madridin, Raphinha dhe Araujo kërkojnë takim urgjent me Flick

La Liga
Nuk vonon shumë dhe Napoli gjen menjëherë zëvendësuesin e Kvaratskhelias

Nuk vonon shumë dhe Napoli gjen menjëherë zëvendësuesin e Kvaratskhelias

Serie A
Alarmohet Liverpooli, objektivi i tyre ka kërkuar largimin por ka një problem të madh

Alarmohet Liverpooli, objektivi i tyre ka kërkuar largimin por ka një problem të madh

Premier League
“E dimë ku ta sulmojmë Real Madridin”, ylli i Barcelonës pret që ta fitojnë trofeun e parë të sezonit

“E dimë ku ta sulmojmë Real Madridin”, ylli i Barcelonës pret që ta fitojnë trofeun e parë të sezonit

La Liga
Ten Hag dhe Henry në garë për të marrë drejtimin e kombëtares së madhe evropiane

Ten Hag dhe Henry në garë për të marrë drejtimin e kombëtares së madhe evropiane

Përfaqësueset
“Ne kemi atë që duhet për ta tërhequr atë”, drejtori i Superligës së Arabisë Saudite për transferimin e mundshëm të Vinicius Jr

“Ne kemi atë që duhet për ta tërhequr atë”, drejtori i Superligës së Arabisë Saudite për transferimin e mundshëm të Vinicius Jr

Ndërkombëtare
Kalo në kategori