LAJMI I FUNDIT:

Civil kërkon që 8 marsi të shpallet ditë jo pune për të gjithë gratë në vend

Civil kërkon që 8 marsi të shpallet ditë jo pune për të gjithë gratë në vend

Nga organizata joqeveritare Civil kanë kërkuar nga Qeveria që të përgatis masa kundër diskriminimit, dhunës dhe pabarazisë së garave dhe kërkojnë që 8 marsi të shpallet ditë jo pune për të gjithë gratë në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni

“Të drejtat e grave janë njerëzore, që mbi 70-vjet mbrohen nga e drejta ndërkombëtare edhe Kombet e Bashkuara. Gratë kanë të drejtë të jetojnë të liruara nga dhuna, rrobimi dhe diskriminimi. Gratë kanë të drejtë të barabartë që të shkollohen, të posedojnë patundshmëri, të votojnë dhe të fitojnë pagë të drejtë dhe të barabartë si të tjerët të kyçur në tregun e punës. Për fat të keq, gjithkund në botë, por edhe në vend gratë dhe vajzat po përballen me mosrespektimin e të drejtave të tyre, diskriminim dhe dhunë, për shkak të gjinisë së tyre”, thonë nga Civil.


Për nder të 8 marsit ditës ndërkombëtare të gruas, Civil edhe njëherë ngrit zërin në ndihmë të grave në botë dhe kërkon që t’i vendoset fund diskriminimit dhe dhunës kundër grave.

Nga Civil kërkojnë që Qeveria të përgatis masa dhe të fut praktikat e sanksionimit më të ashpër të ç’do procedure që gruan e vendos në pozitë të pafavorshme ose diskriminohet në vendin e punës, familje apo në publik.

Civil gjithashtu propozon që 8 marsi të shpallet ditë jo pune për të gjithë gratë në vend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Kronika e Zezë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kalo në kategori