LAJMI I FUNDIT:

Derkoski: Jemi të angazhuar maksimalisht që të sigurojmë zgjedhje të lira dhe demokratike

Derkoski: Jemi të angazhuar maksimalisht që të sigurojmë zgjedhje të lira dhe demokratike

Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Raskovski, u takua me anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), të udhëhequr nga kryetari, Oliver Derkoski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takim u diskutuan për çështjet aktuale lidhur me përgatitjen e të gjitha kushteve të nevojshme për realizimin e suksesshëm të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe zgjedhjeve të parakohshme lokale në të tri komunat, Dibër, Ohër dhe Novo Sellë.

“Qeveria siguron mbështetje substanciale, në përputhje me autorizimet ligjore, për të siguruar përmbushjen e kërkesave ligjore të Komisionit Shtetëror Zgjedhor sepse organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë përfitim i lartë demokratik, demokracia është forcuar dhe dyshimet janë hequr për çdo parregullsi”, tha Zaev në takim me anëtarët e KSHZ-së.

Derkoski dhe anëtarët e Komisionit theksuan se ata kanë punuar në mënyrë profesionale dhe e kanë informuar kryeministrin Zaev për aktivitetet e ndërmarra, duke përfshirë edukimin aktiv dhe efikas të anëtarëve të bordeve zgjedhore, si dhe komisionet zgjedhore komunale, me qëllim që në kohë, me dinjitet dhe plotësisht t’u përgjigjen detyrimeve ligjore para qytetarët.

“Jemi të angazhuar maksimalisht, me një intensitet më të madh të angazhimit të njerëzve dhe logjistikës, në përputhje me rregulloret ligjore, për të arritur përparësitë dhe qëllimet për zgjedhje të drejta dhe demokratike”, tha Derkoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Besnike Salihu
Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin

Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin

Siguri
Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit

Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit

Drejtësi
Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Lajme
Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti

Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti

Drejtësi
Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar

Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar

Siguri
Kalo në kategori